LAJMI I FUNDIT:

Nis Java e Filmit Gjerman

Nis Java e Filmit Gjerman

Adhuruesit e filmit gjerman që nga sot për një javë mund të shikojnë filma të kinematografisë gjermane, të cilët shfaqen në kuadër të Javës së Filmit Gjerman, e cila organizohet në vendin tonë për herë të katër me radhë.

Filmi Auf der nderen Zajte i regjisorit Fatih Akin do ta hap këtë javë. Prej sot deri më 12 tetor në "Kinostudio" në Prishtinë, do të shfaqen 14 filma artistikë, dokumentarë dhe filma për fëmijë, prej tyre dy premiera të kinematografisë gjermane. /ktv/