Nimani, këngëtari që erdhi nga bota e pikturës

Ajo nuk ishte një orkestër klasike. Sapo kishte lindur “Asgjë sikur dielli”, një nga grupet më të mira të rokut alternativ në hapësirat shqipfolëse.
Për artistin nga Kosova nuk është vetëm muzika ajo me të cilën ndan ditët e tij.
Albanin shpeshherë e gjejmë larg vendlindjes. Ka rreth 6 vite që këngëtari i njohur e ndan jetën mes Tiranës dhe Prishtinës. Arsyeja kryesore e zhvendosjes së tij mes dy kryeqyteteve është bashkëshortja, Klejda Nimani.
Top Channel ka biseduar me Klejdën, e cila ka treguar rreth natyrës së Albanit.
“Është shumë racional, ndërkohë që unë nuk jam fare racionale. Ai di ta ndajë shumë mirë PO-në dhe JO-në. Gjithmonë për mendime shumë të rëndësishme për familjen tonë më pëlqen mendimi i Albanit pasi ka shumë logjikë të fortë. Për mua është shpëtimi im kur jam në gjendje stresi”, shprehet Klejda.
Gjithashtu, Klejda nuk ka ngurruar të flasë edhe për raportin që kanë krijuar me njeri-tjetrin.
“Komunikojmë për çfarëdo lloj gjëje dhe nuk i mbajmë të fshehura përbrenda. Kam gjashtë vjet që e njoh dhe them se të dy jemi rritur, por ai më ka rritur më shumë, për sa i përket karakterit”, thotë Klejda.
Por përditshmëria e Alban Nimanit në Tiranë nuk është e përfshire vetëm nga administrimi i një studioje dizajni dhe nga koha që kalon me shoqen e jetës. Në ditët e tij tiranase, ai rrethohet nga shumë miq.


























































