“Në vitin 2001 askush nuk mund të parashikonte një luftë nga ana e shqiptarëve në Maqedoni”, shkruan Mladenov. “Paraprakisht, në fund të vitit 2000, shqiptarët filluan luftën në jug të Serbisë. Pse?! Kur Milosevici kishte rënë, ndërkaq pushteti demokrat në Beograd ende nuk ishte ulur në pozitën e tyre?!

Këto operacione të shqiptarëve ishin kundër interesave të vet shqiptarëve. Ata e vënë Zoran Dindicin në prehrin e shërbimeve të Milosevicit, të cilët jo vetëm që nuk u shkatërruan, por vazhduan të funksionojnë nën krahun e Kostunicës.


Këta ‘heronj’ të shqiptarëve i bënë trefish dëm interesave shqiptare në rajon. Së pari, ndërprenë demokratizimin e Serbisë, pa të cilën nuk ka normalizim të çështjeve serbo-shqiptare. E dyta, pa nevojë krijuan armiqësi edhe më maqedonasit. Edhe e fundit, e ngadalësuan pavarësinë e Kosovës, e cila në vend se të ndodhë pas tre viteve nga Marrëveshja e Kumanovës e vitit 1999, ajo u shpallë më vitin 2008 dhe me probleme vazhdon të përballet edhe sot.

Kujt i shërbeu ky ‘patriotizëm’? Kuptohet, shërbimeve serbe të erës së Milosevicit, të cilët blinin kohë me betejën e Kosovës, por edhe mbajtjen e regjimit të Kostunicës e drejtuar kundër ndryshimeve demokratike të Dindicit. Normal, qëllimi i tyre mbeti mos ndryshimi i Maqedonisë. Maqedonasit duhet t’i frikësoheshin shqiptarëve, që shpëtimin ta shihnin tek Beogradi. Ia arritën qëllimit.

Në rast se dosjet janë të vërteta për zyrtarët e BDI-së, atëherë nuk ka dilemë as për 2001-shin”, shkruan Mladenov, transmeton. /LajmPress/