Site icon Telegrafi

Nijazi Gashi: Kjo që pamë në Pejë ishte abuzim individual, shoqëria jonë po abuzon edhe më rëndë me moshën e tretë

Nijazi Gashi nga Shoqata e Pensionistëve ka thënë se skandali me rastin e ushtrimit të dhunës ndaj një të moshuareje është më i madh se që duket.

Ai në RTV Dukagjini thotë se në video shihet se një person ushtron dhunë ndaj të moshuarës, derisa tre të tjerë heshtin dhe nuk ndërhyjnë.

“Kjo i bie që asnjëri ndaj këtyre katërve nuk është normal. Një njeri normal nuk bën vepra të tilla dhe njerëzit normal ndërhyjnë. Njeri në afekt mund edhe të bëjë vrasje, por në asnjë rrethanë nuk lehtësohet sjellje e këtyre infermiereve”.

Gashi thotë se problemi është shoqërorë.

“Ku e kanë mbaruar këto infermiere shkollimin. A kanë dëgjuar për etikën profesionale”, ka shtuar përfaqësuesi i shoqatës së pensionistëve.

Përfaqësuesi i pensionistëve thotë se kësaj kategorie po i bëhet padrejtësi nga shteti e shoqëria.

“Ky është një abuzim individual, shoqëria jonë po abuzon me moshën e tretë në mënyrë edhe më të vrazhdë edhe më të rëndë sy ky që pamë sot por që është vështirë i tregueshëm. T’iu mohohet e drejta pensionale 200 mijë personave të moshës së tretë, pa asnjë shqetësim nga qeveritarët dhe parlamentarët”.

Ai thotë se shqiptarët kanë pasur traditë të kujdesjes për të moshuarit./Telegrafi/

Exit mobile version