LAJMI I FUNDIT:

Ngritën pensionet, por vetëm për kontributdhënësit

Ngritën pensionet, por vetëm për kontributdhënësit

Në fund të mandatit të saj, Qeveria Çeku, ka vendosur që t’i ngrit pensionet, por vetëm për ata pensionistë të cilët njihen si kontributdhënës, pra ata persona që kanë kontribuar në ish-sistemin pensional. Për këtë qëllim Qeveria ka ndarë 16 milionë euro, kurse përqindja e rritjes së pensioneve është gati qind për qind, 75 euro në muaj, nga 40 sa kanë marrë ata më parë.

Pensionistët kontributdhënës, këtë rritje të të ardhurave, do ta provojnë duke nisur nga janari i vitit që vjen. Sipas njoftimit të qeverisë, në kategorinë e pensionistëve kontributdhënës, janë rreth 35 mijë veta.

Qeveria njofton se vendimi për rritjen e pensioneve është bërë pas një varg konsultimesh me institucionet financiare ndërkombëtare: Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, dyshohet për një të vrarë - pesë të plagosur dërgohen në QKUK

Kronika e Zezë
Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Mysafirët nga Serbia e njoftojnë Kurtin: Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës për në Sanxhak

Siguri
Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Vrapi me pengesa i turizmit në Shqipëri: Rritja e pajustifikuar e çmimeve la shezlongët bosh

Lajme
Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Brenda dy javëve, mjekët duhet të vendosin nëse do punojnë në spitalet publike apo private

Lajme
“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr

“Nuk jam takuar me Putinin prej dy vitesh”, Musliu nxjerr "bllof" Vuçiqin për deklaratat në Pragë

Siguri
Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Trupat italiane të KFOR-it dislokohen në Kosovë, të gatshëm të reagojnë ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë

Lajme
Kalo në kategori