LAJMI I FUNDIT:

Ngjitëse misterioze të kodit QR janë shfaqur në mbi 1000 varre në Munih

Ngjitëse misterioze të kodit QR janë shfaqur në mbi 1000 varre në Munih

Policia në Munih ka nisur një hetim pasi më shumë se 1000 etiketa janë ngjitur në varre dhe kryqe druri në tre varreza të këtij qyteti gjerman. Nuk ka asnjë tregues se kush dhe përse i ka vendosur ato.

Etiketat, me përmasa 5×3,5 centimetra, përmbajnë një kod QR që, pas skanimit, shfaq emrin e personit të varrosur dhe vendndodhjen e tij në varrezë, por asgjë më shumë.

“Ende nuk kemi gjetur asnjë model pas kësaj. Etiketat janë vendosur si në varre të vjetra disa dekadash, ashtu edhe në ato shumë të reja që për momentin kanë vetëm një kryq druri”, tha zëdhënësi i policisë Christian Drexler për Associated Press.


“Dëshmitarët që kanë parë dikë duke ngjitur etiketa në varre, janë të lutur të kontaktojnë administratën e varrezës përkatëse”, shtoi Drexler.

Etiketat janë shfaqur ditët e fundit në varrezat Waldfriedhof, Sendlinger Friedhof dhe Friedhof Solln.

Policia jo vetëm që po heton se kush qëndron pas këtyre etiketave, por gjithashtu po vlerëson dëmin material, pasi disa varre janë dëmtuar pjesërisht dhe janë ndryshuar pas heqjes së etiketave. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Milan Radoiçiq po zgjeron perandorinë në Serbi - pasurinë po ia transferon gruas, bizneset partnerëve besnik

Serbia
Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Shpërthimet e autobusëve tronditin Tel Avivin - Netanyahu urdhëron nisjen e një operacioni ushtarak në Bregun Perëndimor

Azia
Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Senatori republikan dënon lëvizjet e Trumpit në raport me Putinin

Amerika
Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Kryetari i Kongresit amerikan, Johnson: Nuk kemi 'oreks' për ta financuar më shumë Ukrainën

Amerika
“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

“Kapacitet që nuk e kishte më parë” - në Gjermani fillon puna për sistemin e mbrojtjes raketore të prodhuar nga Izraeli

Evropa
Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Vuçiq u mbështet nga një vajzë e cila u prezantua si studente, por doli se ajo nuk ishte studente

Serbia
Kalo në kategori