Nga presidenti Steven Zhang, deri tek ish-trajneri Antonio Conte dhe shumica e lojtarëve të Interit e kanë uruar Christian Eriksenin për shërim të shpejtë pas sulmit në zemër në ndeshjen e Danimarkës me Finlandën.
Eriksen ra pa ndjenja në tokë gjatë të shtunës mbrëma në fundin e pjesës së parë, ndërsa u desh intervenim mjekësor për plot 15 minuta për ta rikthyer në jetë dhe stabilizuar gjendjen e tij.
Situata e kapitenit të Danimarkës trembi të gjithë, pasi nuk dihej nëse do jetoj apo jo, por pas dërgimit në spital gjithçka u sqarua dhe gjendja e mesfushorit u stabilizua.
Kjo ndodhi e Eriksenit bëri që i gjithë spektri sportiv të vihet në funksion dhe t’i urojnë lojtarit shërbim të shpejtë dhe shëndet të plot.
Urimet dhe mbështetja për mesfushorin danez nuk mungoi as nga klubi i tij, Interi dhe pjesëtarët e këtij klubi.
Presidenti Steven Zhang, ish-trajneri Antonio Conte dhe Javier Zanetti ishin disa nga drejtuesit që uruan shërim të shpejtë për Eriksenin.
Në anën tjetër, thuajse gjithë lojtarët nga Nicolo Barella, Samir Handanovic, Danilo D’Ambrosio, Stefan de Vrij dhe Alessando Bastoni uruan më të mirën për shokun e tyre, teksa i kërkuar në qëndroj i fortë.
Romelu Lukaku dhe Achraf Hakimi u përkujdesën që t’ia dedikojnë golat e tyre dhe festen tek golat gjatë mbrëmjes së shtunë. /Telegrafi/