LAJMI I FUNDIT:

Nga nesër, pa test negativ nuk mund të hyhet në Zvicër

Nga nesër, pa test negativ nuk mund të hyhet në Zvicër
epa08606854 A view of an information sign leading to COVID-19 medical screening for people returning from risk countries at the international airport in Frankfurt am Main, Germany, 16 August 2020. The German government has made compulsory coronavirus disease (COVID-19) testing for people returning from risk countries amid a rise of infections. Germany has a large list of high-risk countries that is constantly updated and most recently it added several parts of Romania, along with Spain and Bulgaria to it. EPA/RONALD WITTEK

Të gjithë udhëtarët nga jashtë që udhëtojnë me aeroplan duhet të tregojnë një test negativ para se të nisen për në Zvicër, shkruan srf.ch. Ai nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë. Nga detyrimi përjashtohen fëmijët nën moshën dymbëdhjetë vjeçare.

Ndërsa ndryshimi tjetër është se koha e karantinës mund të shkurtohet nga dhjetë në shtatë ditë, transmeton albinfo.ch.

Siç është paralajmëruar tashmë, detyrimit të karantinës i nënshtrohen ata që vijnë nga vendet të cilat Zvicra i ka vendosur në listën e vendeve me rrezik. Ndërsa detyrimi i testit negativ vlen për të gjithë, pavarësisht. Ndërsa ata që vijnë në rrugën tokësore, detyrohen të tregojnë testin negativ vetëm nëse kanë ardhur nga vendet që janë në listën e rrezikut.


Përveç kësaj, tani e tutje të dhënat e pothuajse të gjithë njerëzve që hyjnë në Zvicër do të regjistrohen sistematikisht, pavarësisht nëse ata arrijnë me aeroplan, anije, autobus apo tren. Qeveria federale ka krijuar një formë të re elektronike për këtë veprim.

Nga detyrimi i regjistrimit përjashtohen vetëm njerëzit nga zonat kufitare që udhëtojnë rrugës tokësore (përveç me tren).

Karantina dhjetë ditore nga kontakti i fundit me një person të infektuar ose kur hyni nga një zonë rreziku mund të shkurtohet. Parakusht për këtë është që personi në fjalë të mund të testohet pas shtatë ditësh dhe rezultati të dalë negativ.

Kërkohet gjithashtu miratimi nga autoriteti përgjegjës i kantonit. Kostoja e testimit duhet të përballohet nga personi. Detyrimi për karantinë nga nesër vlen edhe për fëmijët.

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

A do të votohen të emëruarit e Trumpit - çka na tregon e kaluara e Senatit?

Amerika
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori