Site icon Telegrafi

Nga Messi te Ramos e Aubameyang – Këta janë 32 yjet që mbesin lojtar të lirë në verën e vitit 2021

Vera e vitit 2021 pritet të jetë shumë e nxehtë në futbollin evropian, pasi shumë lojtarë të mëdhenj do të mbesin pa kontratë, respektivisht lojtar të lirë.

Viteve të fundit çmimet e lojtarëve janë ngritur shumë dhe për çdo blerje të një lojtari të madh, klubet është dashur të bëjnë sforco të mëdha financiare.

Megjithatë, në verën e vitit të ardhshëm, transferimi i disa prej lojtarëve të mëdhenj mund të jetë më i lehtë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Transferimeve

Disa nga të mëdhenjtë e Evropës janë në vitin e fundit të kontratave të tyre dhe ka disa emra të mëdhenj që mund të largohen falas verën e ardhshme.

Nga Lionel Messi te Sergio Ramos dhe Pierre-Emerick Aubameyang, mediumi Goal.com ka hedh një vështrim te lojtarët që do të jenë në dispozicion për të nënshkruar falas sapo kontratat e tyre të përfundojnë.

Pjesë e kësaj liste është edhe mbrojtësi shqiptar i Arsenalit, Shkodran Mustafi.

Më poshtë Telegrafi ua sjell emrat e këtyre yjeve:

Lionel Messi – Barcelona

Pierre-Emerick Aubameyang – Arsenal

Luis Suarez – Barcelona

Sergio Aguero – Manchester City

Sergio Ramos – Real Madrid

Thiago Alcantara – Bayern Munich

Georginio Wijnaldum – Liverpool

Paul Pogba – Manchester United

Gianluigi Donnarumma – AC Milan

David Alaba – Bayern Munich

Memphis Depay – Lyon

Arkadiusz Milik – Napoli

Florian Thauvin – Marseille

Angel Di Maria – Paris Saint-Germain

Julian Draxler – Paris Saint-Germain

Jesse Lingard – Manchester United

Juan Bernat – Paris Saint-Germain

Shkodran Mustafi – Arsenal

Diego Costa – Atletico Madrid

Michy Batshuayi – Chelsea

Luka Modric – Real Madrid

Theo Walcott – Everton

Demarai Gray – Leicester City

Mesut Ozil – Arsenal

Javi Martinez – Bayern Munich

Giovanni Reyna – Borussia Dortmund

Juan Mata – Manchester United

Arturo Vidal – Barcelona

Patrick van Aanholt – Crystal Palace

Fernandinho – Manchester City

David Luiz – Arsenal

Michail Antonio – West Ham

/Telegrafi/

Exit mobile version