LAJMI I FUNDIT:

Nga AAK thonë se ish-kryetari i PDK-së për 5 fshatra në Drenas, Arton Cervadiku i bashkohet kësaj partie

Nga AAK thonë se ish-kryetari i PDK-së për 5 fshatra në Drenas, Arton Cervadiku i bashkohet kësaj partie

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) bëjnë të ditur se kjo parti është forcuar me një anëtar të ri.

Sipas një njoftimi për media bëhet fjalë për Arton Cervadiku, ish-komandant i Togut të Njësisë Speciale pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-kryetar i PDK-së për Poklek të Vjetër, Poklek të Ri, Korroticë e Epërme, Korroticë e Ulët dhe Vasilevë i cili ka vendosur t’i bashkohet AAK-së.

Tutje thuhet se Cervadiku, i njohur për kontributin e tij në Luftën Çlirimtare si pjesë e Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” dhe më pas si komandant në Njësinë Speciale-Diverzanto Vëzhguese, është pritur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.


Ish-komandanti Cervadiku, i cili mban katër plagë lufte dhe ka shërbyer në Ministrinë e Punëve të Brendshme në periudhën e pasluftës, është gjithashtu bartës i gradës master në shkenca të sigurisë të drejtimit Juridik-Kriminalistikë.

Duke shpjeguar vendimin e tij, Cervadiku theksoi se do t’i mbështesë bashkëluftëtarët në AAK me të njëjtin përkushtim që ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij politike dhe ushtarake. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi i ushtarëve amerikanë nga Kosova është shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Albulena Haxhiu gruaja më e votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

Lajme
Kalo në kategori