LAJMI I FUNDIT:

Nga 147 mostra pozitive me COVID-19, mbi 97 për qind me variantin britanik, Qeveria arsyeton masat e reja

Nga 147 mostra pozitive me COVID-19, mbi 97 për qind me variantin britanik, Qeveria arsyeton masat e reja
Foto: Arkiv

Varianti më i përhapur i COVID-19 në Kosovë është ai britanik, prandaj edhe kërkohet të minimizohet ekspozimi ndaj COVID-19, thuhet në propozimin për masat e reja antiCOVID në Kosovë, i cili pritet të miratohet sot.

Ministria e Shëndetësisë në arsyetimin për masat e reja antiCOVID ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka testuar edhe 147 mostra pozitive me COVID-19, për të detektuar variantin britanik dhe atij të Afrikës së Jugut, prej të cilave 97.27 për qind ishin variant britanik, ndërkaq asnjë nuk ishte variant i Afrikës së Jugut.

Kështu thuhet në pjesën e arsyetimit të Ministrisë së Shëndetësisë për masat e reja antiCOVID në Kosovë.


“IKSHPK ka testuar me Real Time PCR 147 mostra pozitive me SARS CoV-2 për detektimin të varianteve britanik B.1.1.7 dhe atij të Afrikës së Jugut B.1.351. Këto mostra ishin pranuar nga të gjitha rajonet e Kosovës dhe të cilat kishin rezultuar pozitive në SARS-CoV-2 gjatë ditëve të fundit. Nga numri total i mostrave të testuara, 97.27% e tyre ishin me variantin britanik dhe asnjë me variantin e Afrikës së Jugut”, thuhet në këtë propozim,

Ndërkaq tutje thuhet, “prandaj kjo situatë ku varianti britanik është më së shumti i përhapur, kërkon që të minimizohet sa më shumë ekspozimi ndaj COVID-19 dhe të ngadalësohet përhapja e tij, në mënyrë që kapacitetet e shërbimit spitalor të jenë të përballueshme dhe të menaxhueshme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Ishte dënuar për “shtëpi bari”, si i shpëtoi ekstradimit “lordi” shqiptar i drogës në Angli

Kalo në kategori