Ai është i afërt me dy futbollistët shqiptarë dhe shpreson që të ketë fatin e tyre në futboll.

“Si Granitin ashtu edhe Taulantin i kam shokë të mirë dhe gëzohem me të arriturat e tyre. Unë jam duke luajtur te Winterthuri dhe shpresoj që një ditë t’i kem sukseset e tyre, pasi që të dy janë shembull për mua”, deklaroi 20-vjeçari për Telegrafi.


xh

Neziri është pjesë e Përfaqësueses U21 të Kosovës dhe për këtë është shumë i lumtur.

“Jam krenar që kam bartur fanellën e përfaqësueses dhe do ta bart përsëri. Për mua të luaj për vendin tim është diçka speciale dhe do të jem gjithmonë i gatshëm për Kosovën”, tha talenti nga Vitia, duke treguar se ekziston mundësia të ndërrojë mjedis gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

“Ka disa skuadra të interesuara për mua, dhe do ta shohim si do të shkojnë punët. Ndoshta edhe do të ndërroj skuadër, nuk e di çfarë do të ndodhë deri në fund të afatit kalimtar të janarit”, përfundoi Neziri. /Telegrafi/

telegrafi sport app