LAJMI I FUNDIT:

Nexhat Behrami, dëshmon jetën e artistit në Argjentinë

Nexhat Behrami, dëshmon jetën e artistit në Argjentinë

Nexhat Behrami merret me fotografi qe një kohë të gjatë dhe me syrin e aparatit të tij, ai ka fiksuar shumë ngjarje dhe detaje. Madje, mjeshtëria dhe profesionalizmi i tij është shtrirë edhe jashtë kornizave kombëtare.

Nexhati ka hapur gjashtë ekspozita me fotografi artistike edhe në Argjentinë, të cilat u pritën shumë mirë, u komentuan nga vizitorët, por edhe njohësit e mirë të kësaj fushe.

Intervistoi: Florim A. Gashi


Nexhat, si nisi gjithçka mes teje dhe fotografisë?
Si i vogël kam pasur hobi vizatimin, më vonë në Prishtinë u hap shkolla e parë e fotografisë (“Gjon Mili”) dhe ne ishim gjenerata e parë e asaj shkolle. Aty përfundova dy vite, e më pas dy vite të tjera në Argjentinë. Gjatë gjithë kësaj kohe kam hasur në vështirësi të mëdha profesionale, por dëshira dhe pasioni i madh që kam për punën time, gjithçka e bënë më të lehtë.

Cilat janë burimet e tua të frymëzimit?
Inspirohem nga vet jeta, çka ajo mua më ofron. Fotografia është art i cili kurrë nuk vdes, përmes punës time dua të lë gjurmë, më shumë jetë, emocion, pastërti dhe sinqeritet.

Si e vlerësoni një fotografi të kompletuar?
Fotografia është dritë, sikurse në ç’do art tjetër edhe këtu ka një formulë që duhet ta kuptosh: ndriçimi, kompozicioni, plani dhe qëllimi e bëjnë një fotografi të kompletuar, pastaj vlerat artistike që mund të ketë ajo fotografi varet nga brendësia e fotografit.

Mjeshtëria dhe profesionalizmi juaj është shtrirë edhe jashtë kornizave kombëtare?
Unë kam pasur 6 ekspozita personale dhe shumë të tjera kolektive. Ekspozita e fundit "Kosovo en el comiezo" është mundësuar nga Ministria e kulturës të Argjentinës dhe fondacioni SOROS. Është ky suksesi më i arritur për mua duke pas parasysh se Argjentina nuk e pranon Kosovën shtet. Si shqiptari i vetëm atje, pata rastin të bëj lobim për Kosovën si shtet të pavarur, duke e paraqitur atë si një vend modern dhe evropian.

Parapëlqeni modernen apo klasiken?
Mendoj se kam shpirt modern, ndjeshmëri klasike…nuk di!

Cili fotograf me famë botërore ju vie në mendje?
Richard Avedon.

A mendon që një fotografi del më bukur nëse është më e thjeshtë?
Thjeshtësia ndihmon në çdo aspekt, kështu, mund të them – po!

A e merr me vete aparatin ngado që shkon?
Kudo që shkoj, aparatin e kam me vete.

A ndikon moda në fotografi?
Jo, sepse moda shkon dhe vjen fotografia mbetet.

Cili është qyteti i ëndrrave tuaja që ke bërë fotografi ose që në një të ardhme do të bësh?
Mua tej mase më pëlqejnë udhëtimet, kam shëtitur botën, por Buenos Aires, mbetet qyteti im i preferuar.

Të pëlqejnë fotot e shumta që i shohim çdo ditë nëpërmjet rrjetit facebook?
Më pëlqen shumë kur i shoh fotot e miqve që kanë pasur një natë të çmendur duke u argëtuar natën.

Cilët yje botërore do të dëshironit t’i keni para objektivit tuaj?
Grace Jones, Bjork edhe Rihanna.

Plane të tjera ke?
Nga nëntori i viti të kaluar jam nëpër Evropë. Momentalisht jam në Tiranë me disa projekte të tjera, deri në fund të shtatorit kur kthehem sërish me një ekspozitë në Argjentinë.

/Telegrafi/

Në trend

Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Afrika
“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Bosnja
Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Magazina
Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Boks
Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

A e dini se...
Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Lajme
Kalo në kategori