Hyseni ka zhvilluar një takim të veçantë me përfaqësuesin e përhershëm të Kuvajtit në Kombet e Bashkuara, Mansour Al-Ataibi. Në këtë takim, ministri ka ripërsëritur kërkesën e tij për njohjen e shtetit të Kosovës nga Kuvajti.

Gjithashtu, ministri i jashtëm ka folur edhe për rëndësinë që kjo njohje ka për shtetin e Kosovës dhe procesin e konsolidimit ndërkombëtar të shtetësisë së saj, si dhe për mundësinë e shkëmbimit të vizitave zyrtare me këtë vend.


Ministri Hyseni ka ripërsëritur kërkesën e tij për njohje edhe në takimet që ka zhvilluar me përfaqësuesit e përhershëm në Kombet e Bashkuara të Kenisë, Zachary D. Muburi Muita, El Salvadorit, Carmen Maria Gallardo Hernand dhe të Libanit, Naëaf Salam, dhe ka marrë sigurime se kërkesa do të përcillet te autoritetet më të larta të këtyre vendeve. /Telegrafi/