Gjatë rënies së zjarrit në banesën familjes Çekani në Adirondack Street në kryeqytetin e New Yorkut, Albany, ndodhej Zerina Çekani, foshnja e saj disa muajshe dhe vëllai i Zerinës, Johan Cekani, 19 vjeç.

I riu arriti të dilte nga dritarja e shtëpisë bashkë me foshnjën, por nuk ia doli dot nëna e bebes, e cila u asfiksua nga tymi dhe zjarri gjatë tentativës për të shpëtuar fëmijën e saj.


Zjarrfikësit thanë se e nxorën gruan, por fatkeqësisht për të ishte shumë vonë. Ajo pësoi 75 për qin djegie në mbarë trupin dhe humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak në spitalin e Syracuse.

Ndërsa digjet në një banesë, dhe vdes e reja shqiptare, shpëton mrekullisht foshnja. Një ngjarje e rëndë kjo që ka prekur një familje shqiptare, dhe të gjithë komunitetin shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku viktimë e një zjarri në banesë ka mbetur një nënë e re.

Mjetet e shtypit amerikan njoftuan sot se dje në darkë më 11 mars, banesa e familjes Çekani në Adirondack Street në Albany, Nju Jork është përfshirë nga flakët që u përhapën me shpejtësi në mbarë shtëpinë.

Sipas tyre në ato momente në banesë ndodhej Zerina Çekani, foshnja e saj disa muajshe dhe vëllai i Zerinës, Johan Çekani, 19 vjeç. I riu arriti të dilte nga dritarja e shtëpisë bashkë me foshnjën, por nuk ia doli dot nëna e bebes. Zjarrfikësit e nxorën gruan, por fatkeqësisht për të ishte shumë vonë.

Sipas mjekëve ajo pësoi 75 për qind djegie në mbarë trupin dhe humbi jetën si pasojë e një arresti kardiak në spitalin e Syracuse.

Por, ngjarja ka prekur shqiptarët që jetojnë në New York. Rritja e foshnjës dhe vëllai 19-vjeçar, tepër i ri i Zerinës nuk mund të përballojnë jetesën në kushtet ku ndodhen.

Prandaj, shqiptarë në SHBA janë organizuar duke ndihmuar financiarisht familjen e prekur në këtë tragjedi.
Ata kanë hapur një fond ku kërkojnë që kush ka mundësi të ndihmojë familjen Çekani në këtë moment të vështirë. (https://ww.cekanifund.org/) është websajti në ndihmë të familjes Çekani ndërsa apelohet se çdo penny ndihmon në mbështetje të familjes. /Illyria/