LAJMI I FUNDIT:

Nevoja për kalcium

Nevoja për kalcium

Për të parandaluar sëmundjet e ndryshme të eshtrave (siç është osteoporoza) është e nevojshme që njeriu vazhdimisht të konsumojë produkte ushqimore të cilat përmbajnë sasi të mjaftueshme të kalciumit.

Fëmijët të cilët janë duke u rritur, shtatzënat që presin foshnjat, personat të cilët merren me sport, ata të cilët janë mbi 50 vjeç, ata të cilët kanë intolerancë ndaj laktozës apo alergji në qumësht, atyre që nuk u pëlqejnë dhe nuk dëshirojnë të marrin produktet e qumështit apo që janë në dietë, si dhe personat të cilët janë në terapi të vazhdueshme me steroide, kanë nevojë të madhe për kalcium, dhe ky grup njerëzish duhet të mendojnë për plotësimin e nevojave të tyre me preparate shtesë të kalciumit.

Burim kryesor i kalciumit është qumështi dhe produktet e tij, megjithatë edhe llojet e peshqve, siç është sardina dhe losos kanë sasi të konsiderueshme të kalciumit.

Disa nga produktet ushqimore të cilat përmbajnë sasi të mjaftueshme të kalciumit të nevojshëm për t’i plotësuar nevojat ditore janë: Jogurti me dhe pa yndyrë, jogurti i pemëve, qumështi i zakonshëm, qumështi me çokollate, kaçkavalli, pudingu, akullorja, konserva me sardine, djathi etj.