Netflix e dërgoi zarfin e fundit të kuq të premten, duke shënuar fundin e 25 viteve të postimit të DVD-ve për abonentët e këtij shërbimi.
Kompania njoftoi në fillim të këtij viti se do të mbyllë shërbimin e saj DVD me postë, 16 vjet pasi ajo gradualisht e zhvendosi fokusin e saj në transmetimin e përmbajtjes në internet.
Netflix do të vazhdojë të pranojë kthimet e DVD-ve të mbetura të klientëve deri më 27 tetor, përcjell Telegrafi.
I prezantuar në vitin 1998, kur Netflix u lansua për herë të parë, shërbimi DVD premtoi një përvojë më të lehtë me qira sesa të tek Blockbuster-i ose Hollywood Video më i afërt.
Zarfat e kuq, të cilët kanë qenë prej kohësh sinonim i vetë Netflix-it, mbushën shtëpitë dhe dhomat e konvikteve në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Megjithëse ideja për të marrë një DVD me postë tani mund të tingëllojë pothuajse po aq e vjetërsuar sa interneti me telefon, disa klientë të vjetër i thanë CNN se vazhduan të gjenin vlerë në opsionin DVD. /Telegrafi/