LAJMI I FUNDIT:

Nesër do të zgjedhen anëtarët e rinj të Komisionit për Antikorrupsion

Nesër do të zgjedhen anëtarët e rinj të Komisionit për Antikorrupsion

Në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të mblidhet Komisioni për përzgjedhje, i cili do të duhet të kryejë rangim të kandidatëve për anëtarë të ardhshëm të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Çdo anëtarë i Komisionit për përzgjedhje, do të jep vlerësime për 57 kandidatët të cilët janë intervistuar. Çdo kandidat mund të merr maksimum 100 pikë. Përvoja dhe arritja në luftën kundër korrupsionit do të vlerësohen deri 40 pikë, ndërsa 60 pikë do të jepen për atë se si kandidatët janë paraqitur në intervistë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas rangimit, lista do të publikohet dhe dorëzohet në Komisionin për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, i cili duhet të konfirmojë shtatë kandidatët me më shumë pikë të cilët do të jenë në përbërjen e re të Komisionit për Antikorrupsion, e më pas ata përfundimisht do të emërohen në seancë plenare.


Duke pasur parasysh se anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion duhet të votohen me shumicë prej dy të tretash, duhet të arrihet marrëveshje mes partive politike.

Ndryshe, sipas ingerencave Komisioni për Antikorrupsion do të duhet të monitorojë edhe proceset zgjedhore në pjesën e financimit të partive politike gjatë cikleve zgjedhore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij

Kronika e Zezë
Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Zgjedhjet në Kosovë, serbët me akuza të ndërsjella për blerje votash

Lajme
Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Sulmet e Kurtit, 'prokurorët mos t’i marrin ngat zemrës', thotë Gashi

Lajme
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Kalo në kategori