LAJMI I FUNDIT:

Nesër hiqet formulari PLF për hyrje në Greqi

Nesër hiqet formulari PLF për hyrje në Greqi

Për udhëtim në Greqi, nga nesër, më nuk do të nevojitet të plotësohet formulari PLF (Passenger Locator Form), që tashmë 20 muaj ishte dokument i detyrueshëm dhe i nevojshëm për hyrje në vend, ndërsa vlente edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët udhëtojnë te fqinji jugor, njofton AIM.

Ministri i Turizmit i Greqisë, Vasilis Kikiljas para dhjetë ditëve kumtoi se “me rekomandim të Komisionit të Epidemiologëve të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 15 marsi i vitit 2022 hiqet plotësimi i formularit Passenger Location Form (PLF) për të gjithë vizitorët nga të gjitha vendet për hyrje në Greqi” dhe shtoi se heqja e lehtëson procesin për hyrjen e turistëve dhe theksi do të jetë në kontrollimin e certifikatave.

Ndryshimet janë përfshirë edhe në vendimin e fundit ministror “Parakushte për hyrje në vend për kufizimin e përhapjes së Kovid-19 që është në fuqi deri më 21 mars të vitit 2022, ndërsa siç tashmë publikoi MIA javën e ardhshme, parashikon se “të gjithë udhëtarët në Greqi, pa dallim të kombësisë dhe mënyrës për hyrje në vend deri më 14 mars të vitit 2022, e plotësojnë formularin elektronik PLF”.


Plotësimin e detyrueshëm të formularit PLF, Greqia e vendosi më 1 korrik të vitit 2020 kur pas valës së parë të Kovid-19 dhe karantinës së parë gradualisht filloi t’i hapë kufijtë për shtetasit e huaj.