Juventusi vazhdon kërkimin për një sulmues, me alternativa ndaj Alvaro Moratas, duke përfshirë Timo Werner, Anthony Martial dhe Luis Muriel.
Max Allegri e ka bërë të qartë se preferenca e tij është për spanjolli, i cili tashmë e njeh skuadrën, taktikat e tij dhe është i dashur për tifozët.
Megjithatë, me Atletico Madridin që vazhdon të kërkojë 20 milionë euro për ta lënë atë të largohet në baza të përhershme, bardhezinjtë duhet të shqyrtojnë opsione të tjera.
Sipas Sky Sport Italia, këto do të përfshijnë Wernerin në huazim nga Chelsea pasi raporti i tij me Thomas Tuchel u shkatërrua, ose tentimin për Martial të Manchester United.
Francezi tashmë ishte huazuar te Valencia në janar, kështu që është i disponueshëm për një marrëveshje me çmim të ulët.
Sportitalia pohon se Juventusi ka folur me Atalantën për Muriel, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij në Bergamo dhe për këtë arsye është në kërkim të një transferimi të përhershëm.
Kolumbiani 31-vjeçar është i gjithanshëm, i aftë për të luajtur si qendërsulmues ose në një rol mbështetës dhe më të gjerë ndaj një sulmuesi tjetër.
Ai shënoi 14 gola dhe dha 10 asistime në 39 ndeshje konkurruese për Atalantën sezonin e kaluar.
Një arsye tjetër për të favorizuar Muriel është se ai është i aftë të vijë nga bankina për të vrapuar kundër mbrojtësve të lodhur, kështu që nuk do të kishte problem të ishte jashtë 11-tës fillestare. /Telegrafi/