LAJMI I FUNDIT:

Nëntë vjet nga shpallja e pafajësisë së Ramush Haradinajt

Nëntë vjet nga shpallja e pafajësisë së Ramush Haradinajt

Nëntë vjet më parë, më 29 nëntor 2012, Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi, ka shpallur të pafajshëm Ramush Haradinajn, Lahi Ibrahimaj dhe Idriz Balaj. Vendimi i Gjykatës së Hagës liroi nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.

Qytetarë të shumtë ndoqën seancën drejtpërdrejt në shesh, përmes ekraneve gjigante dhe pritën me brohoritje e fishekzjarrë vendimin e Gjykatës së Hagës për lirimin e shumëpritur të ish-komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj. Ndërsa vetë Haradinaj dhe shokët u pritën si heronj në qendër të Prishtinës nga mijëra qytetarë, në një organizim të Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së.


Ben Emerson, avokat i Ramush Haradinajt në një konferencë për mediat pati deklaruar se ish-prokurorja e Gjykatës së Hagës, Carla Del Ponte duhet t’i kërkojë falje Ramush Haradinajt.

Ndërsa vetë Haradinaj, në një deklaratë dhënë Radio Dukagjinit, është shprehur: “Prej sot shpirti im i takon dhe është i përkushtuar për t’i shërbyer popullit të Kosovës. E kaluara është e kaluar dhe ne duhet të shikojmë nga e ardhmja. Ne duhet të punojmë më shumë për ta ndërtuar një shtet të vërtetë demokratik, ku mbizotëron rendi dhe ligji dhe që do t’u shërbej të gjithë qytetarëve tanë. Ajo çka Beogradi apo kushdo tjetër thotë për fajësinë time është jo relevante. Proceset politike duhet të vazhdojnë. Gjatë viteve në vijim do të ketë shumë mundësi për ta trajtuar dështimin e Tribunalit të Hagës. Tani, fokusi im i vetëm janë njerëzit e popullit tim dhe institucionet qeverisëse”.

Lirimin e kishin përshëndetur edhe presidentja e atëhershme Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori