Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, nuk ruajnë raporte shumë të mira me njëra-tjetrën.
Ato nuk ndiqen në rrjetet sociale, por pavarësisht kësaj familjarët e tyre ruajnë raporte të mira me njëri-tjetrin.
Madje thuajse të gjithë media ndërkombëtare kishin reaguar kur u publikua fotografia e dy gjyshërve të tyre, Besim Sahatçiu dhe Seit Lipa, duke pirë së bashku në qytetin e tyre të prejardhjes, në Pejë.
Por mesa duket kjo nuk është e vetmja njohje që ekziston mes dy familjeve të dy këngëtareve shqiptaro-britanike.
Kjo pasi edhe nëna e Ritës, duket se e ka pasur shoqe të fëmijërisë tezen e Duas, Alda Rexha – Durakun.
Ka qenë psikiatrja Vera Sahatçiu – Ora ajo e cila ka publikuar së fundmi një fotografi në InsatStory, ku shihet teksa bashkë me burrin e saj kanë takuar rastësisht tezen e Duas dhe burrin e saj.
“Botë e vogël, rastësisht takoj shoqen e fëmijërisë nga Ulpiana, Prishtinë – Kosovë”, ka shkruar nëna e Rita Orës në mbishkrimin e kësaj fotografie.
Ndërkohë muaj më parë motra e Ritës, Elena Ora, kishte marrë gjithashtu vëmendjen kur publikoi në rrjetet sociale një fotografi me Dua Lipën.
Pavarësisht gjithë këtyre njohjeve ndër familjare, Rita dhe Dua ende nuk kanë publikuar ndonjë fotografi të përbashkët si kolege. /Telegrafi/