Romani “Te porta e Shën Pjetrit” i shkrimtarit Fatos Kongoli prej dy vjetësh është kthyer në një skenar për filmin më të ri shqiptar “Ada”. Filmi do të shfaqet në shtator, konfirmon regjisori të Spartak Pecani.
Mësojmë se fabula e filmit e ka të ndryshuar disi rrjedhën klasike dhe nëntekstin e veprës së shkrimtarit Fatos Kongoli, duke i zhvendosur ngjarjet në ditët e sotme, transmeton portali Shqiptarja. Në rrjedhën e filmit të intrigon një subjekt që zhvillohet mes lojës psikologjike dhe trilerit. Spartak Pecani ka pohuar se tashmë ka përmbyllur xhirimet e këtij filmi të cilat janë zhvilluar në një hark kohor prej dy vjetësh dhe sipas traditës së vjetër të kinemasë shqiptare, një kopje të tij e ka dërguar në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit”.
Pecani e quan këtë projekt shumë serioz falë edhe bashkëpunimit me autorin e romanit Kongolin. Pecani e konsideron premierën e këtij filmi si një “shenjë rikthimi të filmave shqiptarë bashkë me aktorët protagonistë që kanë bërë emër në vite”. Puna me filmin që në zanafillë është serioze sipas regjisorit Pecani, i cili e motivon me faktin se e ka bazuar skenarin e këtij filmi në romanin e Fatos Kongolit “Te porta e Shën Pjetrit”.
Romani i Kongolit ka në qendër dy histori dashurie të ndërprera barbarisht, ku shfaqet kufoma e braktisur e një të riu dhe një inspektor i ndjekjes së krimeve në kërkim të vrasësve. Aktorët e filmit janë përzgjedhur mes emrave më të njohur të kinemasë shqiptare dhe asaj kosovare. Kinemanë shqiptare e përfaqësojnë Ndriçim Xhepa dhe Elvira Diamanti, e cila do të luajë rolin e psikologes.
Ndërsa rolin kryesor në këtë film regjisori ia ka besuar aktores kosovare Ilirjana Blakaj. Kjo ka qenë një surprizë e madhe për aktoren e 16-vjeccare kosovare, e cila nuk do të jetë e vetmja përfaqësuese nga Kosova. Ajo realiozon në Shqipëri një ëndërr të madhe duke luajtur personazhin kryesor Ada, nga i cili ka marrë edhe titullin filmi, por në këtë film luan edhe aktori i njohur kosovar Enver Petrovci.
Në filmin Ada do të shfaqet edhe një nga emrat më të njohur të kinemasë shqiptare, Reshat Arban. Pecani xhirimet ia ka përshtatur skenarit duke bërë një ndërthurje me personazhet e Kongolit dhe mjediset e përshkruara në skenar, të cilat lëvizin nga kryeqyteti deri në zonat më periferike, nga mjediset intelektuale deri tek ato mafioze. Sipas regjisorit Pecani, filmi është realizuar me një buxhet prej gati 1 milion euro dhe vjen si bashkëprodhim i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, artistëve nga Kosova dhe një trupe xhirimi britanike. Nuk kanë munguar gjatë xhirimeve të filmit “Alba” dhe setet në ambientet e improvizuara që janë zhvilluar që nga ish-Kinostudio deri veri të vendit.
Ideja për realizimin e filmit ka ardhur pas leximit të romanit të Kongolit dhe aprovimit të autorit për shndërrimin e romanit në film, kurse përshtatjen e romanit në skenar pas dy përpjekjeve më të hershme e ka bërë Matt Maude, skenarist nga Anglia. Filmi ka në thelb të tij traumën njerëzore. Luftën e madhe që bëhet edhe brenda vetes, por dhe brenda procesit të lëvizjeve të sistemit të ardhjes së njerëzve në Tiranë, të luftës psikologjike, të ndryshimeve që kanë një grupim njerëzish në një grupim tjetër, që duan të kenë një jetë më të mirë. Përpara filmit “Ada”, regjisori i njohur Spartak Pecani ka xhiruar filmin “Sekretet” bazuar në novelën “Lehje nëpër natë” të shkruar nga Vangjel Kozma. /Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës