Bëhet fjalë për një ish-modele koreano-jugore. Hang Mioku, përballë refuzimit kategorik të mjekëve për të mos ndërhyrë më në fytyrën e saj, vendos të bëjë vetë diçka të tillë. Ajo i drejtohet tregut të zi të silikonit dhe blen një shishe të tillë.

Në momentin e parë që kthehet në banesë nis vetinjektimin. Por për fatin e keq të saj ajo ishte mashtruar në tregun e zi dhe në vend të silikonit kishte blerë vaj gatimi të cilin e injektoi fytyrën e saj. Pasojat ishin fatale. Ajo pësoi një shpërfytyrim total, aq sa familjarët jo vetëm nuk e njohën, por u tmerruan kur e panë.


mioku1

Pas horrorit, ish-modelja u kthye në një simbol të fushatave kundër ndërhyrjeve kirurgjikale estetike, që në Korenë e Jugut janë masive dhe nisi procedurat për nënshtrimin e një operacioni për heqjen e silikonit. Pavarësisht ndërhyrjeve, Hang është ende e shpërfytyruar. Në intervista për mediat koreane ajo thotë se ka dëshirë që t’i rikthehet sërish fytyra e mëparshme.

Fiksimi i saj me operacionet plastike nisi në moshën 28-vjeçare. Më pas ajo u zhvendos në Japoni ku iu nënshtrua disa ndërhyrjeve të tjera, deri në momentin kur mjekët refuzuan të ndërhyjnë më. /TopChannel/Telegrafi/