Apple sonte paraqiti iPhone 4S. Nga jashtë, iPhone 4S është identik me iPhone 4, por nga brenda është bukur shumë i ndryshuar. iPhone i ri ka procesorin A5 dybërthamësh me grafikën dybërthamëshe, e cila siç u tha gjatë paraqitjes është, madje shtat herë më i shpejtë se ajo në iPhone 4. Është i përkrahur protokolli HSDPA për bartjen e të dhënave me shpejtësi prej 14.4 Mbps (iPhone 4 përkrahte atë HSDPA deri në 7.2 Mbps).
iPhone 4S vjen me fotoaparatin krejtësisht të ri i cili tani ka rezolucionin prej 8 megapiksel. Fotoaparati është përmirësuar në mes tjerash për faktin se në Flickr numri i fotografive të marra me iPhone ka tejkaluar numrin e fotografive të bëra me fotoaparatet “e zakonshme” digjitale. Blendi tani i hapet me F2.4, ka lentën e përbërë nga pesë elemente dhe sjell mprehtësi për 30% më të mirë si dhe gjallëri më të madhe të ngjyrave. Përkrah incizimin e HD videos në rezolucionin prej 1080p.
Aty është edhe diçka që quhet Siri, sistemi i dallimit inteligjent të zërit me të cilin iPhone 4S do të mund të përgjigjet në pyetjet konkrete (në gjuhën angleze, franceze ose gjermane) siç janë për shembull “si do të jetë moti nesër?”, “sa është tani ora në Paris?”, “Si mund të arrij deri në lokacionin e dëshiruar?”, ”Ku ndodhet restoranti më i afërt italian?” dhe të ngjashme … Siri krahas këtyre pranon edhe urdhëresa, siç është “më rikujto që nesër në 5 pasdite të thërras mikun”.
iPhone 4S vjen me iOS 5. Është publikuar se iOS 5 do të jetë në dispozicion për shkarkim me 12 tetor, për shfrytëzuesit e iPadit, iPhoneit dhe iPod Touch. Një nga mundësitë e reja është gjetja e miqve të cilët kanë vendosur të bëjnë publik lokacionin e tyre – ngjashëm me atë që ofron Google Latitude. Shërbimi iCloud është i lidhur me aplikacionin për marrjen e fotografive.
Janë publikuar edhe çmimet. iPhone 4S do të kushtoj 199 USD (16GB), 299 USD (32 GB) dhe 399 (64 GB). Është ulur çmimi i iPhone 4 me 8 GB memorie në 99 USD, derisa iPhone 3GS me 8 GB memorie do të mund të merret pa pagesë në SHBA, vetëm me kontratën e operatorit. iPhone 4S do të jetë në dispozicion për blejre nga 14 tetori në SHBA, Gjermani, Kanada dhe Australi, Britani të Madhe, Francë, Gjeramani dhe Japoni, e nga 28 tetori edhe në rreth 15 vende të tjera të botës.
Tim Cook, CEO i Apple, tha se gjatë këtij viti janë shitur 23% më shumë kompjuter Mac se vitin e kaluar. PC-të në të njëjtën periudhë kanë shënuar rritje prej 4%. Kompjuterët e Apple me këtë janë rritur 23% të mbarë tregut në SHBA.
20:39 – Përfundimisht zgjidhet dilema – nuk do të ketë iPhone 5
20:37 – Scott Fortsall – Para-porositjen fillojnë me 7 tetor, dhe fillimi i shitjes me 14 tetor, iPhone vjen edhe në Sprint, ndërsa duket se nuk do të shitet në T-Mobile
20:31 – Duket se Apple të gjitha shpresat i ka vënë tek Siri, që për ne në Kosovë nuk më duket se do ta ketë ndonjë përdorim të madh
20:30 – Pra, iPhone 4S ka
– CPU dhe frafikën A5 dual core
– Sistemin e ri të përmirësuar të antenave
– Kamerën dhe optikën e re
– HD video
– Siri
20:28 – Scott Fortsall – Siri mund të bëj edhe diktim
20:26 – Scott Fortsall – duket se Apple është duke e plasuar Sirin si funksionin kryesorë në iPhone 4S
20:23 – Scott Fortsall – qasje në Wikipedia dhe motorrin e kërimit Wolphram Alpha me anë të komandave të zërit
20:22 – Si po ju duket, a jeni duke postuar komente se une nuk po kom kohe mi lexu ?
20:21 – Scott Fortsall – Siri mund të lexoj mesazhet dhe notifikacionet …
20:19 – Scott Fortsall – Mund të përdoret edhe për udhëzimet rrugore (GPS)
20:18 – Scott Fortsall – Asistentit mund ti japni udhëzime si për shembull "Më gjej në restoran të mirë në Prishtinë" dhe ai (ajo) do të diktoj listën e lokacioneve të preferuara
20:16 – Scott Fortsall – Asistenti me zë duket se po punon tepër mirë
20:15 – Në skenë kthehet Scott Fortsall
20:15 – Phil Schiler – Siri … asistent inteligjent i kontrolluar me zë
20:14 – Phil Schiler – "Çfarë dëshirojmë të bëjmë, është që thjeshtë të mund të folim me pajisjet tona"
20:12 – Phil Schiler – tash pak për zërin
20:11 – Phil Schiler – me AirPlay Mirroring mund të bartni lojërat nga iPhone në ndonjë pajisje më të madhe në kohë reale
20:10 – Phil Schiler – incizimi mund të bëhet me 1080p, kamera ka stabilizim të fotografisë dhe reduktim të zhurmave
20:09 – Thënë shkurt iPhone 4S duket njëjtë sikur iPhone 4, duket se nuk ka ndryshim të shtëpizës
20:08 – Phil Schiler – 0.5 sekonda në mes të fotografive, kamera është më e shpejta ndër të gjithë celularët aktual
20:06 – Phil Schiler – Phili e krahasom iPhone 4S me Motorola Atrix, LG Thrill dhe HTC Inspire 4G dhe thotë se e ka shpejtësinë e njëjtë me ata
20:05 – Phil Schiler – dendësia e pikselëve është për 60% më e madhe se te iPhone 4, janë gjithsej 5 elemente në lentë
20:04 – Phil Schiler – Tani pak për kamerën, senzori është 8 megapiksel, që do të thotë se ka rezolucionin prej 3264×2448
20:04 – Phil Schiler – iPhone 4S është për rrjetat GSM dhe CDMA, duke e bërë kështu një telefon "mbarëbotëror"
20:02 – Phil Schiler – Të dhënat sharkohen 2x më shpejtë, janë dy antena të cilat aktivizohen në mënyrë automatike sipas nevojës
20:00 – Phil Schiler – Jetëgjatësia e baterisë – deri në 8 orë folje, është përmirësuar edhe antena
20:00 – Phil Schiler – Lojërat duken me të vërtetë mbresëlënëse në iPhonein e ri 4S
19:59 – Phil Schiler – Pra iPhone 5 në të vërtetë është iPhone 4S :S
19:58 – Mike Caps – Lojërat duken me të vërtetë mbresëlënëse në iPhonein e ri 4S
19:57 – Mike Caps – Pak për lojëret, duket se ekrani nuk është më i madh
19:56 – Në skenë del Mike Caps nga Epic
19:54 – Phil Schiler – konfirmohet … iPhone 4S … duket ngjashëm me iPhone 4
19:54 – Tani për iPhonein e ri
19:53 – Phil Schiler – iPod Touch … 199$ për 8 GB, 299$ për 32 GB dhe 399$ për 64GB – në dispozicoin nga 12 tetori
19:52 – Phil Schiler – tani iPod touch … playeri më i popullarizuar i muzikës në botë … iPod touch nuk do të ketë mundësinë të përdorë iOS 5
19:51 – Phil Schiler – iPod nano me 8GB për 129$, ai me 16GB 149$. Të dyt në shitj që nga sot
19:50 – Phil Schiler – Një mori e fytyrave të reja për ata që kanë dëshirë të përdorin iPod nanon në vend të orës
19:49 – Phil Schiler – parimisht një pedometër brenda iPodit
19:48 – Phil Schiler – përmirësime në përvojën e fitnessit – përcjellje e ecjes dhe vrapimit pa pasur nevojë për kurrfarë senzori
19:47 – Phil Schiler – së pari rreth iPod nano
19:47 – Në skenë del Phil Schiler për të folur rreth iPodit
19:45 – Eddy Cue – iCloud pa pagesë për shfrytëzuesit e iOS 5 dhe Lionit
19:45 – Eddy Cue – iCloud nis punën me 12 tetor, iTunes Match në fund të muajit
19:45 – Eddy Cue – Skanimi dhe gjetja e këngëve të dyfishta në iCloud …
19:44 – Eddy Cue – iTunes match … diqka e re
19:44 – Ende asnjë fjalë për iPhonein e ri :S
19:42 – Eddy Cue – Ftoni miqtë për të ndarë lokacionin me ta për ca kohë, që është një funksion interesant
19:41 – Eddy Cue – Oh diqka e re! Find My Friends
19:39 – Eddy Cue – Edhe aplikacionet edhe librat, ri-shkarkohen lehtë duke iu falënderuar iCloudit
19:38 – Eddy Cue – Dokumentet që janë në iCloud do të shpërndahen gjithashtu. "Dokumentet përditësohen përnjëherë nëpër të githa pajisjet"
19:37 – Eddy Cue – Eddy rikujton se mund të shkarkohet dhe ri-shkarkohet muzika në cilëndo media në cilëndo pajisje
19:36 – Eddy Cue – Eddy do të flas për iCloudin
19:35 – Eddy Cue në skenë
19:34 – Scott Fortsall – Shfletimi përmes fletëzave në madhësi të plotë për iPad, ashtu që të mund të kaloni nga njëra në tjetrën me një prekje jo me dy
19:34 – Scott Fortsall – Sync në mes të iOS pajisjeve – ruajni në një vend, lexojeni kudo
19:33 – Scott Fortsall – Është përditësuar edhe aplikacioni për kamerën, duke e bërë shumë të lehtë marrjen e fotove
19:32 – Scott Fortsall – Tani mund ta përdorni Volume Up për të marrë një foto
19:31 – Scott Fortsall – Tani për të gjitha pajisjet ashtu që atë që e keni në iPhone do ta keni edhe në iPad
19:29 – Scott Fortsall – Pastaj aty është iMessage – BBm për IOS, thënë shkurt
19:28 – Scott Fortsall – Janë Notifications, që shihen nëse nga lart i tërheqim teposhtë – sikur në Android. Nuk do të ketë më mesazhe të mërzitshme nga Tiny Tower
19:27 – Scott Fortsall – Që tani ia kemi dërguar rreth 100,000 developerëve dhe atyre u ka pëlqyer tej mase. Të flasim për top 10 funksionet në iOS 5
19:26 – Scott Fortsall – Tani pak të falsim për iOS 5
19:25 – Scott Fortsall – Shfrytëzuesit kanë shkarkuar më se 18 miliard aplikacione deri tani
19:24 – Scott Fortsall – Janë më shumë se 500,000 aplikacione në App Store, 140,000 prej tyre të dedikuar për iPad, kjo e bën App Storein shitoren numër një për aplikacionet mobile
19:23 – Në skenë paraqitet Scott Fortsall
19:23 – Tim Cook – iPad është padyshim tableti No 1 në botë. "Çdokush, madje dhe vëllezërit e tyre" po mundohen të hyjnë në garë, por tri të katërtat e tabletëve të shitur janë iPad.
19:21 – Tim Cook – 92 për qind e kompanive të Fortune 500 janë duke testuar përdorimin e tyre. Nuk po na tregojnë se çfarë po bëjnë me ta, por ata thjeshtë po i blejnë.
19:20 – Tim Cook – tani pak për iPadin, "iPadët po shfaqen kudo" sipas Timit. Në shkollë po e ndryshojnë mënyrën e të mësuarit, dhe shumë institucione edukative pajsohen me këtë gjë.
19:18 – Tim Cook – Tim tregon se iPhone ka kapur pesë përqind të mbarë tregut të telefonave celularë
19:16 – Tim Cook – iTunes është shitorja numër një e muzikës në botë dhe tani ka deri në 20 milion këngë që është më se njëzet herë më shumë se në start
19:14 – Tim Cook – iPod është ende shumë i rëndësishëm për Applein, 45 milion iPod janë shitur nga Korriku i vitit 2010 deri në Qershor të vitit 2011
19:13 – Tim Cook – Tani pak për muzikën, mos haroni se iPod u paraqit në vitin 2001 dhe "revolucionarizoi industrinë"
19:13 – Tim Cook – Që nga muaji gusht Apple është në zotërim të 23% të tregut
19:12 – Tim Cook – "MacBook Pro dhe iMac janë notbookët me shitjen më të mirë në Shtetet e Bashkuara
19:11 – Tim Cook – Gjashtë milion kopje të Lionit janë shkarkuar deri sot – prej tyre 80 për qind janë Snow Leopard
19:10 – Tim Cook – "Produktet tona janë në zemrën e çdo gjëje që bëjmë"
19:08 – Tim Cook – "E dua Applein. Dhe e konsideroj privilegj të jetës sime që kam punuar gati 14 vite për të aritur në pozitën në të cilën jam"
19:08 – Tim Cook – Në atë në Hong Kong u shitën më shumë kompjuter Mac për një dit se në cilëndo shitore tjetër në botë
19:06 – Tim Cook – Shitorja në Shanghai është shumë e madhe, 100,000 njerëz bënë shopingun këtë fundjavë
19:05 – Tim Cook – Dy shitore të reja janë hapur në Kinë, në Hong Kong dhe Shanghai
19:05 – I pari del Tim Cook – "Aso kohe ishte MacBook që ndryshoi mënyrën në të cilën mendojmë për botën"
19:03 – Një llogo e madhe në mes – Natyrisht se nuk bën ndryshe 🙂
19:01 – Gati për …
18:59 – "Ladies and gentelmen, our presentation will begin shortly"
18:53 – A keni ethe ?
18:51 – Salla është tejet e vogël
Asjë në krahasim me sallën e WWDC-së ku Apple zakonisht mban eventet
18:50 – Prapë pa Flash
Duket se edhe kësaj here nuk do të ketë asgjë nga Flashi për iOS
18:47 – Nuk ka video mbulim të ngjarjes
Apple zakonisht siguron video incizimin e eventimentit disa orë pas tij
18:45 – iPhone 4S fillon të shitet me 14 tetor
Në një ueb faqe japoneze është parë versioni 4S që pritet të filloj të shitet me 14 tetor
18:43 – Priten dy versione
Pritet paraqitja e dy versioneve, njëri ndoshta iPhone 5, tjetri iPhone 4S i dedikuar për tregun e Azinë
18:42 – Supozohet për ekskluziv të Sprintit
Ka supozime se ky iPhone në Amerikë do të shitet ekskluzivisht nga operatori Sprint
18:40 – Duket se do të jetë iPhone 4S
Duket se Apple ka vendosur ta emërtoj pajisjesn iPhone 4S dhe se do të duket ngjashëm me modelin paraprak
18:35 – Përdoruesit kërkojnë ndryshim të formës dhe dizajnit
Për shkak të problemeve me pranimin e sinjalit shumë përdorues kanë kërkuar ndryshimin e formës dhe të dizajnit e disa madje edhe të vendoset një antenë e jashtme
18:30 – Apple Store Offline – We’ll be back soon
Një shenjë e mirë që diqka po ndodh
18:25 – Gazetarët tashmë kanë hyrë në sallë
Edhe pak pritje …
18:16 – A jeni gati ?! – Na po …
17:38 – Shitja e iPhone 5 dhe iPhone 4S fillon me 14 tetor?
Apple do ta prezantojë gjeneratën e saj të pestë të iPhone sot, brenda pak orësh, ndërsa të gjithë presin që modeli i ri i kompanisë Apple të ketë dizajn më të hollë, ekran më të gjerë, si dhe funksione tjera.
Në anën tjetër, sipas asaj që është thënë deri më sot, Apple do ta lansojë edhe modelin tjetër të telefonit të saj, iPhone 4S, i cili me sa duket do të ketë çmim më të ulët sesa pasardhësi i tij, iPhone 5.
Të gjithë ne kemi pasur mundësinë që të shohim copëza nga modelet e reja të iPhone, mirëpo ajo që thuhet se është e sigurt sa i përket këtyre telefonave, është data e lansimit të tyre, që do të jetë 14 tetor 2011.
Besohet se Apple do ta bëjë lansimin e iPhone 4S dhe iPhone 5, në kohë reale, për tregun e SHBA’së dhe atë të Evropës, siç kishte bërë vitin e kaluar me lansimin e iPhone 4.
16:55 Engadget raporton Live (me video) nga konferenca "Let’s talk iPhone"
Nëse nuk mund të prisni momentin e hapjes së konferencës mund të humbisni ca kohë me djelmoshat e Engadget të cilët pa kënduar xhelat janë pozicionuar para dyerve të zyrave të Apple duke bërë një video-lajmërim për të dhënë mendimin e tyre për ato çfarë pritet të ndodhin sot
16:25 iPhone i ri thuhet të mos ketë 4G
iPhone i ri i Apple flitet se nuk do të ketë përkrahje për rrjetën pa tela të gjeneratës së re.
Telefoni i ri iPhone nuk do të ketë qasje në rrjetat 4G qoftë LTE ose WiMax që janë në dispozicoin në SH.B.A, e kjo sipas Dow Jones Newswires. Kjo sipas të gjitha gjasave do të jetë një zhgënjim i madh për shumë njerëz që shpresonin se pajisja do të “martoj” softuerin dhe eksperiencën e Apple-it me rrjetat super-të-shpejta.
Paraqitja e pajisjes së re nga Apple pritet të ndodh sonte në orën 7
12:50 Përmbledhje e lajmeve rreth iPhone 5 të publikuara dje dhe sot:
20 miliardë dollarë në bast, për 30 milionë iPhone!
Apple sot lanson aplikacionin e ri të iPad, për Apple TV?
Në listën e dëshirave për iPhone 5 prijnë 4G dhe ekrani më i madh
iPhone 5 do të shitet menjëherë!
Apple jep aplikacione me qera?
11:00 Gjithashtu për vizitorët e tanë të shumtë që janë adhurues të flaktë të kësaj pajisje kemi përgadit një dhuratë speciale.
Gjatë kohës së mbajtjes së konferencës gazetarët tanë do të bëjnë përditësimin e lajmeve nga minuti në minutë.
Kështu të gjithë do ta keni mundësinë që të parët të dini se çfarë do të na sjell iPhone i ri.
Pritjes së gjatë i erdhi fundi. Apple sot do të paraqes inkarnimin e radhës të telefonit të saj të mençur, gjatë një evenimenti që pritet të mbahet në orën 19:00 (që i bie mëngjesi në Bregun Lindor të SHBA-ve) në zyrat e saj qendrore në Cupertino të Kalifornisë. Na ndiqni gjatë ditës, për të marrë lajmet e fundit në lidhje me këtë ngjarje./ Telegrafi /
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSega anulon Football Manager 25
Pse Elon Musk dëshiron që ju të përdorni Signal dhe jo Facebook - dhe si funksionon ai?
iPhone SE i ri drejt debutimit - publikohen pamje që tregojnë se si do të duket ai
Apple mund të befasojë përdoruesit me një tjetër iOS
A keni Sony Playstation 4 apo 5 - këto video-lojëra janë në zbritje deri 75 për qind
OpenAI prezanton funksionin e ri: Çfarë mund të bëjë tani ChatGPT?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti