Në Veles u mbajt konferencë për përfshirjen sociale të të rinjve dhe grave

Në kuadër të projektit Platforma aktive maqedonase për përfshirje sociale - PAMPS, sot në Veles u mbajt konferencë lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe grave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Projekti zbatohet nga instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare nga Ohri dhe Lobi maqedonas i grave nga Shkupi. Projekti PAMPS financohet nga IPA fondet për zhvillimtë burimeve njerëzore. Parashihet që në 18 komuna të krijohen strategji lokale për përfshirjen e të rinjve dhe grave.
Në konferencë u konkludua se ndërtimi i një platforme aktive për përfshirje sociale në Veles do të kontribuojë në zgjidhjen e përbashkët të problemeve lokale që i prekin të dy grupet, të rinjtë dhe gratë./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



















































