Varianti Delta aktualisht është mutacioni që po dominon në Shtetet e Bashkuara, me rreth 83% të rasteve. Ekspertët thonë se varianti më shqetësues deri më tani, Delta ka aftësi të mëdha ngjitëse dhe përhapjeje.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, varianti Delta është rreth 60% më ngjitës se varianti Alfa i zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.
Ekspertët thonë se varianti Delta mund të përhapet shumë më lehtë se të gjitha variantet e tjera në një mjedis ku njerëzit nuk janë të vaksinuar apo nuk përdorin maska.
Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit e infektuar me variantin Delta kanë nivele shumë më të larta të pranisë së virusit krahasuar me mutacionet e mëparshme, çfarë rezulton në arsyen që ky variant i virusit është shumë më ngjitës.
Në qytetin e Siatëllit në shtetit e Uashingtonit, zyrtarët e shëndetit publik kanë nxjerrë urdhra për përdorimin e maskave në mjediset e brendshme publike si rezultat i shtimit të infektimeve me variantin Delta. Urdhri po zbatohet edhe për pjesën e vaksinuar të popullatës.
Shumica e amerikanëve që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19 thonë se nuk ka gjasa të imunizohen, duke hedhur dyshime se vaksinat nuk janë efektive kundër variantit Delta. Gjetjet u publikuan në një sondazh të ri që nënvizon sfidat me të cilat përballen zyrtarët e shëndetit publik ndërsa numri i infeksioneve po rritet në disa shtete.
Një pikëpyetje e madhe që është ngritur është nëse mutacioni Delta i bën njerëzit më të sëmurë se varianti fillestar i virusit, diçka që ende po studiohet.
Por ajo që dihet me siguri është se personat që nuk janë të vaksinuar plotësisht janë më të rrezikuarit. Autoritetet spitalore anembanë vendit thonë se ata që janë të shtruar në spital me variantin Delta janë më të rinj në moshë, krahasuar me prirjen gjatë valëve të mëparshme të coronavirusit.
Tani për tani, mjekët thonë se vaksinimi është mbrojtja më e mirë nga varianti Delta. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

BE, Italia dhe Britania e Madhe reagojnë ndaj "armëpushimit të Pashkëve" të Putinit

“Prisni, unë do ta bëj këtë” - momenti kur Meloni e Italisë ndërpret përkthyesen gjatë takimit me Trump

Ushtari rus para dronit ukrainas - shikoni se si lutet për mëshirë

Forcat ruse kanë shkelur armëpushimin mbi 2000 herë që nga fillimi i ditës – thotë Zelensky

"Dështimet profesionale" çuan në vrasjen e mjekëve palestinezë në Gaza, thotë ushtria izraelite

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas fitores së Gjestit, Xheneta Fetahu: Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë

“Dje, sot dhe nesër” - Egli poston videon e parë me Gjestin pas daljes nga Big Brother

Skenar i çmendur në Serie A: Ja çfarë ndodhë nëse Interi dhe Napoli përfundojnë sezonin me pikë të barabarta

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Si është të jetosh në vendin më të lumtur në botë?

Barcelona po planifikon të shesë dy yje për të financuar blerjen e Gyokeres