LAJMI I FUNDIT:

Në Prishtinë u regjistruan rreth 600 bisnese të reja

Në Prishtinë u regjistruan rreth 600 bisnese të reja

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet në Kosovë TM4 2015”, mbi bizneset e reja të regjistruara në Agjencionin për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë.

Sipas këtij raporti gjatë tremujorit të katërt të vitit të kaluar janë regjistruar gjithsej 2480 ndërmarrje, që vërehet rritje për 14% e ndërmarrjeve të reja, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Klan Kosova.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të reja,në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron Prishtina me 593 ndërmarrje të reja, Peja me 184 ndërmarrje të reja Prizreni me 177, Ferizaj me 160, Gjakova 131 ndërmarrje të reja, Gjilani 119, Mitrovica me 111 ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë këtij tremujori. /Telegrafi/