Në prill dhurata për 8 Mars

Se kjo ministri ka bërë shkelje, e konfirmon edhe kryetari i Komisionit Rregullativ të Prokurimit (KRPP), Safet Hoxha.Ai për Tribuna ka thënë se në rastin konkret kjo ministri ka bërë shkelje të Ligjit të prokurimit. “Asnjë procedurë e prokurimit nuk mund të zhvillohet pas kryerjes së aktiviteteve”, ka thënë Hoxha.
Në Ministrinë për Kthim dhe Komunitete nuk kanë qenë në gjendje të sqarojnë pse kompania për blerje të dhuratave është përzgjedhur një muaj e gjysmë pas kalimit të festës. Zyrtari i prokurimit në këtë ministri Egzon Dedinca, ka konfirmuar shkurt se ky fitues i tenderit për këto dhurata është shpallur tani, mirëpo nuk ka dashur të flasë më gjatë duke premtuar se për këtë çështje do të na japë sqarime shefi i prokurimit në këtë ministri, i cili nuk është përgjigjur. /Tiribuna/Telegrafi/



















































