Në mungesë të kuorumit Kuvendi i Kosovës, nuk ka arritur ta miratoj rezolutën nga debati parlamentar për situatën financiare të Telekomit të Kosovës, pas lejimit të përmbarimit të Vendimit Përfundimtar OEN nr. 20990/MHM, të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Paris.
Pro kësaj rezolute votuan vetëm 29 deputetë.
Kuvendi po ashtu në mungesë të kuorumit, nuk ka arritur të miratoj edhe propozim-rezolutën nga debati parlamentar për të drejtat e pensionistëve kontributdhënës.
Pro kësaj rezolute ishin vetëm 48 vota. /Telegrafi/