Kërkesa e regjisorëve vendorë për trajtim të dinjitetshëm të punëtorëve, fëmijëve dhe të krijuesve artistikë ka jehuar në mbylljen e edicionit të 23-të të DokuFestit.
Në kopshtin e Kinemasë Lumbardhi në Prizren, të shtunën mbrëma, është zhvilluar ceremonia përmbyllëse e edicionit të sivjetmë të DokuFestit, me ç’rast janë nderuar filmat e vlerësuar nga juritë në kategoritë e ndryshme, sikurse edhe nga audienca.
Teksa shumica e regjisorëve fitues kanë shprehur mirënjohje për vlerësimin e veprave të tyre kinematografike, kjo mbrëmje ka shërbyer edhe si platformë për të ngritur zërin për të drejtat e punëtorëve e fëmijëve si dhe trajtimin e dinjitetshëm të filmbërësve nga institucionet vendore, raporton Telegrafi.
Fituesi i Talent Doc Award në DokuFest, Ilir Hasanaj me filmin e tij “Krahët e punëtorëve” ka shprehur mirënjohjen për punëtorët që ia kanë mundësuar ti kuptoj kushtet dhe hallet e tyre në Kosovë, ndërkohë që para publikut ka lexuar statistika me numrin e lëndimeve dhe vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës nga viti 2013 deri në vitin 2023.
“Kjo ka qenë për mua arsyeja më e madhe që filmi ekziston dhe dua t’ua dedikoj të gjithë punëtorëve të shtypur që detyrohen të punojnë në kushte të vështira për të siguruar një kafshatë buke”, ka thënë Hasanaj, teksa ka kërkuar angazhim për ndryshimin e kësaj gjendjeje, në mënyrë që punëtori të shkoj në punë pa e pasur brengën nëse në fund të ditës do të kthehet i gjallë në shtëpi.
Bazuar në recensionin e shkruar nga Blerta Haziraj, dëshmitë e tre punëtorëve të krahut — Milazimit, Fatmirit dhe Liridonit — janë subjekti që ndjek filmi “Krahët e Punëtorëve” nga Ilir Hasanaj.
“Shtjellimi që regjisori u bën problemeve të përditshme të tyre është rezultat i një kërkimi hulumtues dhe një lidhjeje të afërt që ai ka krijuar me karakteret, gjë që i mundëson figurës së punëtorit një paraqitje të sinqertë dhe të dinjitetshme. Hetimi i temës sillet rreth një impulsi vëzhgues e të kujdesshëm të kushteve të punës dhe lëndimeve fizike serioze të punëtorëve, të cilat kanë çuar deri në humbjen e gjymtyrëve. Duke e vënë objektivin afër molisjes fizike të punëtorëve, të dallueshme qartë në fytyrat e tyre, arrijmë të depërtojmë tek fotografia e përvuajtur, përmes së cilës shpaloset rrëfimi i rrezikut të përhershëm që e karakterizon realitetin e vështirë të punëtorit në Kosovë”, ka shkruar ajo.
Ndërsa Gazmend Bajri nga ekipi i filmit “Afterwar” që ka fituar vlerësimin e publikut, ka apeluar për kujdes më të shtuar në raport me fëmijët që shesin në rrugë, për të krijuar një të ardhme më të mirë për ta.
Pas shpalljes së filmave fitues, në ekranin e bardhë është projektuar filmi “Rrugës” i Samir Karahodës. Pas premierës botërore në festivalin e madh të Kanës dhe shfaqjes në festivale të tjera evropiane, filmi “Rrugës” ka realizuar premierën kombëtare para audiencës së DokuFestit, raporton Telegrafi.
Në skenë regjisori Karahaoda është paraqitur me ekipin e filmit, duke dhënë shpjegime edhe për lindjen e idesë për realizimin e këtij projekti.
“Ky tregim ka filluar në një ditë të zakonshme, duke shkuar në aeroport me Mironin, birin tim, për ta marrë një telefon që e ka dërguar kumbara i tij prej jashtë. Atë ditë e kemi zhvilluar një diskutim goxha të rëndë dhe kompleks, që disa herë më ka shtyrë të ndihem keq. Edhe Mironi gjithmonë ka insistuar që ta bëjmë një film. Atë ditë kur u kthyem në shtëpi i thashë a po e bëjmë këtë rrugën tonë film, dhe kështu vendosëm”.
Sipas tij, në ndërkohë i ka ndodhur edhe një rast i çuditshëm me Doganën e Kosovës, që është ngjarje e vërtetë, sikurse i gjithë rrëfimi në film.
“Sa i përket skenës me Doganën, ndërlidhet me shpërblimin me të cilin të gjithë janë mburrë këtu, pra shpërblimi nga festivali Sundance. Qëllimi i këtij filmi prej fillimit deri në fund është që të tregojë se në vendin tonë nuk trajtohen njëjtë të gjithë. Gjithmonë e paramendoj a thua a i ka ndodhur ndonjë sportisti që ta ndalin në aeroport dhe t’ia marrin medaljen edhe me e pyet sa kushton kjo, dhe se nuk mund të shkoj në shtëpi pa e paguar doganën për të. Njoh 3-4 kolegë regjisorë që janë këtu që u ka ndodhur i njëjti rast dhe po mendoj se diçka mund të ndryshoj në të ardhmen”.
Tutje duke u ndërlidhur edhe me statistikat e Ilir Hasanaj, Karahoda ka kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve që të marrin masa për këto shqetësime, raporton Telegrafi.
“Jemi të lumtur që jetojmë në një vend demokratik, që mund të shprehem lirë, pa cenzurë dhe duke qenë se i kemi këtu përfaqësuesit politikë, kërkoj ndërmarrjen e masave”.
Filmi “Rrugës” i Samir Karahodës ka qenë vepra që ka përmbyllur programin e filmave në edicionin e 23-të të DokuFestit. Ky film do ta vazhdojë rrugëtimin me shfaqjen e premierës në Amerikën e Veriut në konkurrencë zyrtare “Short Cuts Competition” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto, njërit prej festivaleve më të rëndësishme amerikane.
Ndërsa performansa muzikore e Orkestrës nga Shkodra ka mbyllur edicionin e sivjetmë të DokuFestit, për t’ia hapur rrugën përgatitjeve për edicionin e radhës ku përsëri do të shtjellohen temat me rëndësi jetike për botën.
Lista e filmave fitues në DokuFest:
Fituesi i Distribution Award:
reMemBer2.human nga Durim Klaiqi
Fituesi i Talent Doc Award:
Workers Wings nga Ilir Hasanaj
Fituesi i Audience Award:
Afterwar nga Birgitte Stærmose
Green Dox:
Fitues: Apple Cider Vinegar nga Sofie Benoot
Mirënjohje e veçantë: Lichens are the way nga Ondřej Vavrečka
Truth Dox:
23 Mile nga Mitch McCabe
Fituesi i Human Rights Dox:
Silence of Reason nga Kumjana Novakova
Fituesi i International Shorts:
The death of a hero nga Karin Franz Körlof, dhe kandidat i DokuFest për çmimin EFA short film award
Mirënjohje e veçantë: Dreams like paper boats nga Samuel Suffren
International Short Dox:
History is written at Night nga Alejandro Alonso
Fituesi i International Feature Dox:
A Fidai Film ngaKamal Aljafari
Mirënjohje e veçantë: What did you dream last night, Parajanov? nga Feraz Fesharaki
Fituesi i Balkan Dox:
Another Day nga Eneos Çarka
Mirënjohje e veçantë: Stray Bodies nga Elina Psykou
Fituesi i National:
Like a Sick Yellow nga Norika Sefa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Autostrada Biennale në edicionin e pestë ndërthur të shkuarën dhe të tashmen përmes artit bashkëkohor

Shtëpia e Vehbi Haxhiut sipas QRTK-së në Prizren do të rikthehet në shkëlqimin e saj origjinal

Drejtoria e Bujqësisë në Prizren nis hapjen e kanaleve për ujitje dhe kullim në tokat bujqësore

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës