Familja e kitaristit legjendar në bashkëpunim me sektorin e trashëgimisë së Sony Music, do të nxjerrin në treg albumin e 11-të të rokerit, me titull “Valleys of Neptune”, ndërsa data e lëshimit të tij është 9 marsi.

Albumi me 12 këngë, do të përfshijë materiale të punuara në studio nga Hendrix, në New York dhe Londër gjatë vitit 1969, ndërsa do të përfshihen edhe këngë të tilla, si “Ships Passing Through the Night”, “Lullaby for the Summer”, dhe përpunime të këngëve “Cream's Sunshine of Your Love” dhe “Elmore James' Bleeding Heart”. /Telegrafi/