LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni do të aplikohet doza e tretë e vaksinës për disa kategori të qytetarëve

Në Maqedoni do të aplikohet doza e tretë e vaksinës për disa kategori të qytetarëve
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë Venko Filipçe, ka njoftuar se në Maqedoni do të aplikohet edhe doza e tretë e vaksinës.

Bëhet fjalë për vaksinën “Pfizer”, pa dallim cilat kanë qenë vaksinat e mëhershme me të cilët janë vaksinuar qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Filipçe tha se rekomandimi për dozën e tretë është për qytetarët mbi 60-vjeç, punonjësit shëndetësor dhe për të gjithë pacientët me imunitet të komprometuar. Doza e tretë do të pranohet së paku gjashtë muaj pas pranimit të dozës së dytë.


Procesi do të fillojë të hënën, ndërsa qytetarët e këtyre kategorive nëpërmjet sistemit “Termini im” do të marrin SMS-porosi se mund ta pranojnë dozën e tretë të vaksinës.

“Sipas informacioneve, doza e tretë duhet të jetë nga prodhuesi Pfizer, ndërsa do të shohim më vonë si do të jenë rekomandimet”, tha Filipçe.

Ai gjithashtu njoftoi se nga Danimarka do të arrijë donacion prej 250 mijë vaksinave “Johnson”, të cilat kanë afat përdorimi deri në vitin 2023./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori