Në Luginën e Preshevës ishin dërguar 102 mijë libra shqip

Komisioni Parlamentar për Arsim në Kuvendin e Kosovës sot ka diskutuar në lidhje me librat shqip të cilat janë kthyer mbrapsht pasi që disa muaj kanë qëndruar në një depo në Luginën e Preshevës.
Ministria e Arsimit e Kosovës, librat i kishte dedikuar për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës. Por pas disa ditë qëndrimi në një terminal në Vranjë ato janë kthyer për në Kosovë.
Ministri Arsim Bajrami tha se në rrugë ligjore janë shkuar 102 mijë libra, por që sipas tij janë ndaluar në terminal pasi e kanë kaluar kufirin dhe tani po mbahen në Gjilan.
Në komision janë diskutuar edhe shumë çështje tjera. /KP/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































