Mesfushori Bruno Fernandes ka thënë se mund ta shijojë futbollin e tij kur është me Kombëtaren e Portugalisë për shkak të ‘dinamikës’ dhe ‘cilësisë’ që posedon skuadra.
Bruno Fernandes ka qenë shumë i përfolur këtë sezon shkaku i formës jo të mirë të tij te Manchester Unitedi, e cila ka arritur ‘fundin’ edhe me dy kartonë të kuq.
Megjithatë, mesfushori me tipare sulmuese fajin ia ka lënë edhe bashkëlojtarëve të tij, pasi në një intervistë të fundit ka thënë se ai shijon lojën e tij kur luan me kombëtaren.
Ai gjithashtu pranoi se forma e tij e golave për United duhet të përmirësohet dhe ai merr përgjegjësinë e plotë për këtë.
“Nuk ka të bëjë vetëm me ekipin kombëtar, ku ndihem gjithnjë e më mirë dhe ku mund të shijoj futbollin tim për shkak të dinamikës dhe cilësisë që kam pranë”, ka thënë fillimisht Bruno.
“Në klub, duhet të përmirësohem sapo të arrij atje, golat do të vijnë dhe unë gjithashtu duhet të marr përgjegjësinë për këtë”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/