Në kinemanë ABC shfaqet filmi “Heshtja e Lornës”

Në premierën e filmit morën pjesë edhe regjisorët e filmit, vëllezërit belg Luc Dardenne dhe Jean-Pierre Dardenne, ndërsa Arta ishte e shoqëruar nga bashkë-aktori tjetër shqiptar në këtë film, Alban Ukaj.
“Premiera e sotme ka shumë rëndësi për mua. Ndjehem shumë e gëzuar që filmi ka ardhur në shtëpinë time, që njerëzit e mi mund ta shohin. Tash ndjehem edhe shumë e qetë që më në fund filmi erdh këtu. Ishte shumë e veçantë që edhe regjisorët kanë gjetur kohë të vijnë sonte në premierën e Prishtinës”, ka thënë Arta për RTK, gjatë arritjes në premierë.
Në ditët e ardhshme filmi do të jetë i hapur për publikun dhe do shfaqet në pesë termine në kinemanë ABC (ora 14, 16, 18, 20 dhe 22).
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
























































