Mësohet se Fatmira Dushku ishte shtatzënë në muajin e 5-të. Ajo është qëlluar tetë herë me plumba në kraharor.

Ende nuk dihet se kush e ka qëlluar Dushkun, ndërsa dyshimet janë për familjarët e saj, transmeton Tema.


Ata kanë kërkuar që ta varrosin vajzën, duke thënë se 21-vjeçarja kishte vdekur aksidentalisht pasi kishte rënë nga ballkoni.

Por, kjo gjë nuk është lejuar nga policia, që ka kërkuar bërjen e autopsisë së viktimës.

Dhe, pas bërjes së autopsisë, rezultoi se ajo është vrarë./Telegraf/