Site icon Telegrafi

Në BBVA do të futen tre banorë të rinj, gjersa pritet një ndëshkim për Amosin për fjalorin e përdorur brenda shtëpisë

Mbrëmja e Big Brother VIP Albania ka rezervuar plot befasi për publikun mbrëmjen e së martës.

Telegrafi ka siguruar skemën programore para nisjes së spektaklit, i cili në mbrëmjen e sotme duket se do të ketë tri hyrje të reja.

Fillimisht mbrëmja duket se do të nisë me një dënim për Amosi, për fjalorin e përdorur brenda ambienteve të shtëpisë, për të vazhduar më pas me një debat mes çifti Kiara-Luiz dhe grupit tjetër në përbërje nga: Amosi, Dea dhe Olta.

Lexo po ashtu Në të gjithë botën në Google kryeson kërkimi për ChatGPT dhe Botërorin, në Kosovë e Shqipëri dominojnë kërkimet për Big Brother

Tutje, në spektakël do të diskutohet gjithashtu edhe për ndarjen e grupeve, ku si lider i ri i grupit të Oltës duket se është emëruar Kristi.

Prezantuesja e Big Brother VIP Albania, Arbana Osmani (Foto: Arbana Osmani/Instagram)

Por mesa duket kjo nuk është e tëra pasi në shtëpinë më të famshme në Shqipëro di të ketë tri hyrje të reja.

Prezantuesi i Top Channel, Bledi Mane, vajza e këngëtarit Sabiani – Kejsi Medini dhe aktori Ran Brahimi nga “Al Pazar” do të jenë tre emrat që pritet të hyjnë sonte.

Ndërkohë, krahas hyrjeve do të ketë edhe një eliminim, ku të nominuar gjatë këtyre ditëve kanë qenë të gjithë banorët me përjashtim të Kristit. /Telegrafi/

Exit mobile version