Site icon Telegrafi

Në 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nuk mungon një urim nga Vera Ora

Vera Ora (Foto: Instagram)

Vera Ora, nëna e këngëtares së famshme botërore, Rita Ora, po ashtu ka një lidhje të veçantë me Kosovën e Shqipërinë.

Ndonëse nuk heziton asnjëherë të shfaq dashurinë që ka ndaj trojeve shqiptare, ajo nuk ka munguar me një urim në Ditën e Flamurit apo 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Psikiatrja, e ndjekur nga mijëra fansa në rrjete sociale, ka ndarë një fotografi me veshje tradicionale shqiptare për të festuar 28 Nëntorin.

“Dita e Pavarësisë, qëndroni të lumtur me shumë dashuri dhe prosperitet”, kanë qenë fjalët e Orës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Vera Ora

Ndërkohë, deri më tani nuk është bërë një reagim nga ylli ndërkombëtar ndonëse është gjithnjë pranë shqiptarëve – në të mirë e në keq.

Kujtojmë që Rita është një këngëtare e kantautore shqiptare e lindur në Kosovë.

Ajo së bashku me familjen u zhvendosën në Londër kur ishte vetëm njëvjeçe. /Telegrafi/

Exit mobile version