Nëse dëshironi ndryshim të shpejtë të pamjes tuaj këtë mund ta arrini duke ndërruar ngjyrën e flokut tuaj. Ngjyrosja e flokëve sjell deri te ndryshimi më i shpejtë i pamjes suaj.
Mirëpo, ndonjëherë ndodh që, përkundër se ngjyra duket bukur në paketim, në flokët tuaj del ndryshe. Prandaj duhet pasur kujdes në zgjedhjen e ngjyrës në bazë të prodhuesit dhe në raport me tenin e fytyrës suaj.
Dallojmë dy tipa kryesorë të ngjyrave për flokë: ngjyrat që qëndrojnë gjatë dhe ato që qëndrojnë një kohë më të shkurtë.
Të parat përzihen me hidrogjen, i cili çel ngjyrën e flokut dhe depërton në thellësi duke i dhënë ngjyrë. Ndërsa të dytat i ngjyrosin flokët vetëm sipërfaqësisht, dhe janë ngjyra të mira për ndryshimin e tërësishëm të ngjyrës së flokëve.
Nëse dëshironi të zgjidhni ngjyrën e flokëve, është shumë me rëndësi që ta përshtatni tenin e fytyrës tuaj me ngjyrën e flokëve.
Femrat të cilët kanë një ten më të çelë të fytyrës nuk duken mirë me flokë shumë të errëta. Nëse ngjyra natyrale e flokut tuaj është kafe, është shumë vështirë që të bëheni bionde. Këtë gjë mund ta arrini vetëm pas një kohe të gjatë të ngjyrosjes, duke përdorur të njëjtën ngjyrë dhe të njëjtën nuancë.
Nga ana tjetër, duhet ditur se floku i pranon mirë pigmentet e kuqe, mirëpo nëse jeni bionde dhe dëshironi ngjyrë të kuqe, atëherë duhet të gjeni ngjyrë të tillë, e cila është dy-tri tonë më e errët sesa ngjyra të cilën dëshironi ta keni në flokët tuaj.
Zgjedhja me e sigurt për të gjithë është ngjyra kafe, nuancat e të cilës janë nga ato të shndritshmet deri te ato më të errëtat.
Në rastet e zgjedhjes së ngjyrës së zezë, duhet të keni kujdes, sepse vajzat të cilat kanë ten të errët apo të zbehtë nuk do t’u qëndrojë mirë nuanca e zezë. Ngjyrën e zezë të flokut është lehtë ta fitoni, sepse molekulat e pigmentit të zi janë më të mëdha, dhe më lehtë e mbulojnë të gjithë gjatësinë e flokut. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëCilin grup të gjakut do ta ketë fëmija juaj
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj
Mjaft më me flokë të valëzuar! Këto janë pesë modelet e flokëve që po dominojnë në vjeshtë
Çfarë janë "puçrrat e seksit" në fytyrë? Pse ndodhin shpërthimet e akneve?
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme
Tetë arsye pse nuk kaloni dot në orgazëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët