Një anije tjetër për transportimin e mallrave ka ngecur në Kanalin e Suezit. Bëhet fjalë për anijen Affinity V, pasi kohë më parë kishte bllokuar këtë kanal një tjetër anije, që ishte bërë kryelajm i mediave botër0re – ishte ajo Ever Given.
Tankeri 250 metërsh Affinity V ishte ngarkuar me mallra dhe për destinacion kishte Arabinë Saudite, por ngeci në pothuajse të njëjtën pozitë ku kishte ngecur Ever Given, në kanalin që gjendet në Egjipt dhe që për një javë bllokoi trafikun ujor në mars të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.
Anija që barte flamurin e Singaporit aktivizoi alarmin për të njoftuar autoritetet se kishte ngecur – duke i detyruar pronarët e Ever Given të paguajnë një kompensim prej më shumë se 200 milionë dollarë tek autoritetet e Kanalit të Suezit.
https://twitter.com/jsrailton/status/1565130039884402688?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1565130039884402688%7Ctwgr%5Ecda1ca5186bcfffbb7ddd330012af16268edddfc%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.theguardian.com%2Fworld%2F2022%2Fsep%2F01%2Fsuez-canal-ship-stuck-blocked-again-affinity-v
Por kësaj radhe, anija nuk qëndroi e bllokuar për shumë kohë, pasi disa orë më vonë u nxor dhe vazhdoi lundrimin – duke iu rikthyer normalitetit ky kanal që konsiderohet si korridor tejet i rëndësishëm për transportimin e mallrave nëpër kontinente të ndryshme.
At around 17:00 UTC today (2022-08-31), the Aframax tanker AFFINITY V (9645401) seemed to have lost control in the Suez Canal while heading southbound. She temporarily clogged up traffic and is now facing south again, but moving slowly by tugboat assistance. via @MarineTraffic pic.twitter.com/ECstNLPtbc
— TankerTrackers.com, Inc. (@TankerTrackers) August 31, 2022
George Safwat, zëdhënës i kompanisë që mirëmban Kanalin e Suezit, ka thënë se qeveria egjiptiane është informuar dhe i janë ofruar imazhe satelitore të anijes Affinity, që ngeci në ora 7:15 dhe rifilloi lundrimin pesë orë më vonë. /Telegrafi/