LAJMI I FUNDIT:

”Ndihmësit” e Katica Janevës dalin para gjykatës

”Ndihmësit” e Katica Janevës dalin para gjykatës

Alsat-M bën të ditur se kryeshefi i njësitit për mbështetje teknike në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), Naser Selmanoviq, është i akuzuari i parë për “Ndikim joligjor ndaj dëshmitarëve”, vepër që gjoja e ka kryer në favor të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjykimi i 38 vjerçarit Selmanoviq pritej të fillonte sot, por për shkak se pala mbrojtëse nuk i ka parë të gjitha provat e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar, seanca është anuluar. Kryeshefi i drejtorisë për mbështetje teknike në DSK të MPB-së akuzohet se i ka ofruar ryshfet një personi, me qëllim që të paraqitet si dëshmitarë në procedurë para gjykatës dhe të deklarojë në interes të dikujt. Selmanoviq nuk është i vetmi kundër të cilit është ngritur kallëzim penal për presion ndaj dëshmitarëve.

Kur filluan veprimet hetimore të Katica Janevës, në prokurorinë e Marko Zvërlevskit janë ngritur gjithsej 19 kallëzime penale për “Keqtrajtim në kryerjen e detyrës”, si dhe kundër tashmë të akuzuarit Selmanoviq për ofrim të ryshfetit për deklarim të rrejshëm. Një pjesë e kallëzimeve penale janë kundër prokurorëve konkret që punojnë në ekipin e Katica Janevës, ndërsa pjesa tjetër për hetues të cilët funksionojnë në emër të PSP-së. Kallëzimet penale, sipas informatave që i publikuan mediat e afërta me pushtetin, janë ngritur nga qytetarë dhe të punësuar në institucione të ndryshme.


Edhe PSP-ja alarmoi se e dyshuara në lëndën ”Titanik”, Gordana Jankullovska ka ndikuar ndaj të akuzuarve tjerë dhe dëshmitarëve, por për këto pohime nuk ka procedurë penale. Për këto vepra parashihet dënim me burg prej 1 deri 5 vjet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori