Site icon Telegrafi

Ndeshjet e xhiros së 15-të në Ligën e Parë: Vëllaznimi sfidohet nga AS Prishtina në rrugëtimin drejt Superligës

(Foto: basketbolli.com)

Xhiroja e 15-të e Ligës së Parë te meshkujt do të sjellë përballje interesante.

Takimi i parë zhvillohet mes skuadrave prishtinase, Marigona Hill Prishtina dhe Prishtina e Re. Marigona Hill ka katër fitore e dhjetë humbje, ndërsa Prishtina e Re tetë fitore e gjashtë humbje.

Happy Dukagjini që ka pesë fitore e nëntë humbje do të ndeshet me Feronikelin, që ndodhet në vendin e fundit me një fitore e 12 humbje.

Vëllaznimi që numëron 14 fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, duke qenë skuadra e vetme pa humbje në këtë rang të garave do të sfidohet nga AS Prishtina, që ka pesë fitore e nëntë humbje. Kuqezinjtë janë favoritët kryesorë për tu rikthyer në elitë.

Sfidë interesante pritet të zhvillohet mes Istogut dhe Vushtrrisë. Istogasit kanë nëntë fitore e pesë humbje, ndërsa vushtrriasit tetë fitore e pesë humbje.

Ndeshja e fundit zhvillohet mes New Basket dhe Boreas. Skuadra prizrenase ka tetë fitore e gjashtë humbje, kurse ajo pejane shtatë fitore e shtatë humbje.


Liga e Parë – Java 15

E enjte

12:00 Marigona Hill Prishtina – Prishtina e RE

E premte

17:00 Happy Dukagjini – Feronikeli

17:00 Vëllaznimi – AS Prishtina

19:00 Istogu – Vushtrria

E shtunë

19:00 New Basket – Borea


 

Exit mobile version