Site icon Telegrafi

Ndeshja e U17 mes Zvicrës dhe Finlandës, në të dy skuadrat kishte 12 shqiptarë

Ndeshja për kualifikimet e Kampionatit Evropian për U17, mes Zvicrës dhe Finlandës u mbyll baras 1-1.

Nuk bën shumë përshtypje rezultati sa bën përshtypje formacioni i Zvicrës që kishte plot shtatë lojtarë shqiptarë startues.

Rion Demiri, Labinot Bajrami, Bleon Xhemaili, Adriatik Salihu, Arbor Gecaj (kapiten), Leon Asllani, dhe Loren Arifi.

Gjatë ndeshjes u aktivizuan Kevin Krasniqi dhe Leon Frokaj, duke e quar në nëntë numrin e shqiptarëve te Zvicra, një rekord në vete.

Leart Zuka, ishte i vetmi që nuk u inkuadrua fare në këtë ndeshje, e që ishte i dhjeti nga të ftuarit.

Në anën tjetër edhe te Finlanda kishte dy lojtarë shqiptarë në skuadër.

Mesfushori Dren Tërrnava luajti gjithë ndeshjen, ndërsa Yllson Lika u fut në pjesën e dytë.

Golin e vetëm për Zvicrën e shënoi Rion Demiri, ndërsa për Finlandën shënoi Jasper Jalonen.

Një situatë e tillë, kur 12 lojtarë nga gjithsej 36 janë shqiptarë, tregon dhe një herë sasinë e madhe të talenteve shqiptarë në Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version