Gena Rowlands, e cila ka luajtur rolin e famshëm të Allie në "The Notebook", ka vdekur.

Aktorja vdiq të mërkurën pasdite në shtëpinë e saj në Indian Wells, CA, ku ishte e rrethuar nga familja, duke përfshirë burrin e saj, Robertin dhe vajzën Alexandra Cassavetes.


Është thënë se djali i saj, regjisori Nick Cassavetes, kishte qenë gjithashtu në shtëpi shpesh këtë javë.

Screenshot 20 14 Gena

Ndërsa nuk ka ende një shkak zyrtar të vdekjes, Gena po luftonte me sëmundjen e Alzheimerit.

Nick bëri të ditur diagnozën e Genas në qershor, në 20 vjetorin e "The Notebook", të cilin ai e drejtoi.

Nga kjo sëmundje vuajti edhe personazhi i Genas në film.

Gena - vajza e aktores Lady Rowlands, e cila gjithashtu u diagnostikua me Alzheimer para vdekjes së saj - u tërhoq nga Hollywood në 2015 pasi fitoi 4 çmime Emmy, dy Golden Globes dhe dy nominime për Oscar. /Telegrafi/