Reperi i njohur, King Von, së fundmi ka qenë mjaft i entuziazmuar për këngën e tij të re.

Pasi kumtoi një lajm të tillë me fansat, reperi ndërroi jetë pasi u qëllua me armë në mesnatë, shkruan Mirror.


26-vjeçari, emri i të cilit është Dayvon Bennet, u qëllua teksa po qëndronte në makinën e tij.

0 Rapper King Von 1

Një ditë para tragjedisë, babai i tre fëmijëve kishte ndarë disa imazhe në rrjete sociale ku shfaqej i vetëm në makinë.

Po ashtu në prehrin e tij kishte grumbull parash, ndërsa shihej i veshur nga dizajnerë të njohur.

0 King Von

Ndërkaq, King Von ditëve të fundit ka qenë duke festuar suksesin e albumit të ri “Welcome To O Block”. /Telegrafi/