LAJMI I FUNDIT:

Ndërrim shefash mes shqiptarësh në kompaninë zvicerane

Ndërrim shefash mes shqiptarësh në kompaninë zvicerane

Ndërrim shefash në filialin e Migrosit në Stekborn të kantonit Thurgau. Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme këtu, por sadopak të veçantë këtë akt e bën fakti se sikur shefja që po e dorëzon punën ashtu edhe shefi që po e pranon atë janë shqiptarë.

Florjeta Krasniqi-Berisha, 28 vjeçe, së shpejti do të bëhet nënë kështu që ka vendosur që t`i kthehet jetës familjare. Vendin e shefes nga ajo e merr shqiptari 27 vjeç Avni Aliji, i cili deri tash ka qenë zëvendësshef në filialin e Migrosit në Sulghen.

Aliji punon në Migrop Ostschweiz që nga viti 2003, prej kur ka kaluar nëpër disa filiale të tij në Zvicrën lindore në pozita të ndryshme, e viteve të fundit si zëvendësshef.


“Do të bëj çdo gjë, që së bashku me bashkëpunëtorët e mi të plotësojmë dëshirat e konsumatorëve”, thotë Avni Aliji, i rritur në Kreuzlingen dhe me banim aktual në Amriswil.

Avniu është i martuar nga viti 2007 dhe është baba i dy fëmijëve.