Nëse dëshironi t'i eliminon i të gjithë mikroorganizmat që jetojnë në trup, atëherë është e nevojshme që ndërresat të lahen në temperatura të larta. Larja në mbi 40 gradë C e zvogëlon sasinë e mikroorganizmave në tesha, madje për 500 herë, ndërsa larja në 30 gradë C, sasinë e mikroorganizmave e ul mezi për 10 herë.

Prandaj, lani ndërresat në temperatura të larta. Ndërresat e palara nuk duhet lënë gjatë në shportë. Po kështu, do të ishte mirë që ndërresat të shtrihen menjëherë pas larjes.


foto 1(4)

Para se t’i lani, ndërresat intime ndahen nga teshat e tjera. Detergjentit për larje i shtohet mjeti për dezinfektim.
Nëse dëshironi t'u përmbaheni rregullave higjienike, atëherë lani ndaras çarçafët e krevatit, peshqirët dhe pecetat e kuzhinës, të cilat janë mbledhësit më të mëdhenj të organizmave të dëmshëm. /Telegrafi/