LAJMI I FUNDIT:

Ndarja e Jugosllavisë ndau edhe medaljet olimpike

Ndarja e Jugosllavisë ndau edhe medaljet olimpike

Na ishte një herë një Jugosllavi, e cila i maste forcat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusinë, sa u përket medaljeve.

Jugosllavia kishte marrë pjesë në shumë Olimpiada, duke e fituar një rekord prej 18 medaljesh vetëm në Olimpiadën e vitit 1984, që ishte mbajtur në Sarajevë, shkruan sot Gazeta Zëri.

Ky shtet është shpërndarë në fundvitet e ’90-ta dhe tash, secili vend, që ishte pjesë e tij, ka shpresa për medalje, pavarësisht historisë së re të pjesëmarrjes në këtë eveniment prestigjioz si shtete të pavarura.


Kosova është vendi i fundit që do ta shijojë për herë të parë Olimpiadën, me pjesëmarrjen e saj në “Rio 2016”.

Uebfaqja balcanicaucaso.org ia ka kushtuar një shkrim të veçantë ish-Jugosllavisë, respektivisht shteteve që ishin pjesë e saj, duke zbuluar se secili prej tyre tash ka medalje, përpos Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës, të cilat në Brazil do ta kërkojnë medaljen e parë.

Kosova

Kosova do të debutojë në Rio, pasi është bërë pjesë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, dy vjet më parë. Shpresa e saj më e madhe për medalje është xhudo, me flamurmbajtësen Majlinda Kelmendi. Kosova do të marrë pjesë edhe në atletikë, çiklizëm, qitje në shenjë dhe në not.

Bosnja e Hercegovina

Ka debutuar si shtet i pavarur në Olimpiadën e Barcelonës më 1992, por nuk e ka shijuar ende medaljen, derisa rezultati më i mirë ishte pozita e gjashtë në gjuajtjet në shenjë, në “Sydney 2000”.

Sllovenia

E mban rekordin me pesë medalje olimpike në Olimpiadën e Pekinit. Sllovenia merr pjesë në Rio me 60 sportistë, në sporte të ndryshme.

Kroacia

Me 84 atletë, Rio do ta shohë njërin prej delegacioneve më të forta ndonjëherë të Kroacisë, e cila shpreson ta mposhtë rekordin e saj të medaljeve, gjashtë, prej tyre tri të arta.

Serbia

Ka marrë pjesë si shtet i pavarur qysh prej Olimpiadës së Stokholmit, në 1912. Më pas ka marrë pjesë si pjesë e Jugosllavisë e më pas si Serbia e Mali i Zi, duke fituar medalje thuajse në çdo Olimpiadë.

Mali i Zi

Pasi u nda nga Jugosllavia e më pas edhe nga Serbia, Mali i Zi ka marrë pjesë si shtet i pavarur për herë të parë në Olimpiadën e Pekinit në vitin 2008 e më pas edhe në atë të Londrës, më 2012. E ka fituar medaljen e parë dhe të vetme në edicionin e fundit, një të argjendtë me skuadrën e femrave në hendboll. Tash ëndërron më shumë, me 34 atletë në sporte të ndryshme.

Maqedonia

Ka marrë pjesë në Olimpiadë për herë të parë në vitin 1996 si shtet. Ka vazhduar me pjesëmarrje në çdo Olimpiadë verore, duke e fituar vetëm një medalje – të bronztën në luftën e lirë, në “Sydney 2000”. Në “Rio 2016” merr pjesë me gjashtë garues. /Zëri/

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Sport
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Kalo në kategori