Ndalohet një 56-vjeçar në Shkup, drejtonte automjetin nën ndikimin e alkoolit

Mbrëmë në komunën e Aerodromit, oficerët e policisë arrestuan N.A. (56) nga Shkupi. Më parë, në rrugën "Vladimir Komarov",ai me automjetin "Subaru" ka goditur një veturë të parkuar "Volkswagen Golf".
Gjatë marrjes së masave në lidhje me aksidentin rrugor, u përcaktua se ai po drejtonte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht niveli i alkoolit në gjak i është matur 2.57 promil.
Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritet kallëzim përkatës./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































